Tuesday, January 15, 2013

Iku nga spitali, për ta festuar me birra ditëlindjen e 94-të




Një gjerman ia doli të largohet nga një spital në Mynih, për të shkuar në pijetoret e njohura të qytetit, e për ta festuar ditëlindjen e 94-të: me birra!
Plakun ? i cili ende kishte gjilpërë intravenoze në krahun e majtë ? e vërejti një kalimtar në hekurudhën nëntokësore. Ai e dërgoi atë tek administrata e metrosë, e cila pastaj lajmëroi policinë.
“Pas disa thirrjeve, doli se plaku iku nga një klinikë në Mynih”, thanë nga policia, duke shtuar se pacienti i arratisur donte të shkonte në pijetore.
Nëntëdhjetekatërvjeçari u kthye në spital, ku mjekët i thanë se mund të porosisë birrë: sipas dëshirës së tij.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews