Thursday, January 31, 2013

Nermin te “Jetë e hidhur”: Të punosh me Kenan (Ezel) është fat i madh


Selin Demiratar  ka lindur më 20 mars të vitit 1983 në Stamboll. E njohur si Nermin te seriali ‘’Acy Hayat’’ (Jetë e hidhur), së pari ka punuar në Teatrin Komunal të Antalias. Në vitin 1999 fiton konkursin e “Miss Globe”, duke  përfaqësuar Turqinë në “Miss Bota”, ku fiton vendin e tretë, e më pas filloi karrierën profesioniste si aktore. Vetëm 29-vjeçare, ajo ka arritur të shesë më shumë se 1 milion kopje nga romani i saj i parë, i shkruar në gjuhën turke, ‘’Rruga e paqes’’. Nga ky libër është realizuar edhe seriali me të njëjtin emër. Selin Demiratar në këtë roman ka përshkruar historinë e dashurisë mes dy të rinjve.
Si kanë rrjedhur gjërat para se ju të lexoni literaturën islame?
Unë nuk kam lexuar më përpara ndonjë libër të literaturës islame. Edicioni i 101 i projektit që m’u besua mua, ‘’Rruga e paqes’’, bëri që unë të shkruaj librin me të njëjtin  titull dhe historinë e tij. Ajo histori më herët është shkruar në vitin 1960 dhe kishte sjellë shumë zhurmë, saqë më detyroi edhe mua që ta risjell në një tjetër format. Arsyet e realizimit të këtij romani janë dy personazhet me një themel të fortë, njerëz që prekin këtë karakter në mënyrë të fuqishme, nga familjet më të lashta Bilali dhe Fejza, e deri në ditët e sotshme, kur edhe vendosa që të shtoj personazhet e reja, pasi historia ishte zgjeruar.
Në roman përshkruhet se si një vajzë e familjes Fejza bie në dashuri me një djalë të familjes Bilali. Keni përjetuar dhe ju ndonjë dashuri të tillë apo keni një mënyrë tjetër jetese?
Nuk e di, edhe në mesin tonë, në familjet tona, ka raste të ngjashme sigurisht. Unë mundohem që ngado që shkoj, të luftoj këtë lloj diskriminimi që është bërë më herët në Turqi.
Pra, kjo do të thotë se i dashuri yt të ka pranuar kështu si je?
Mendoj se të gjithë duhet ta pranojmë njëri-tjetrin ashtu si jemi dhe të kemi besim te vetja. Jam duke u përpjekur të ndryshoj një person tjetër për të mirë e jo ai të më ndryshojë mua. Ky vendim mund të  bëhet realitet vetëm se duhet vullneti i dikujt.
Është shkruar se ju keni pasur lidhje me kritikun e kinematografisë Turkan Soray, keni reaguar kundër këtij shkrimi?
Audienca nuk mund të më gjykojë mua në këtë mënyrë, derisa nuk më kanë parë asnjëherë së bashku me të. Unë e respektoj shumë atë, pasi njihet si sulltani i kinematografisë në Turqi, por kjo histori ka pasur një problem, pasi tek unë ka ardhur në mënyrë politike.
Mendon se kjo ka prapavijë politike?
Të jeni të sigurt se anë tjetër të shpjegimit nuk ka. Unë nuk jam ajo që mund të flas tashmë për politikën dhe çfarë ngjarje ka qenë kjo, pasi nuk është puna ime. Nuk kam reaguar, pasi ekziston diçka shumë më e qartë në kundërshtim me reagimin tim.
Si i keni raportet me politikën, nuk ju pëlqen?
Në asnjë mënyrë nuk kam lidhje me politikën e as me njerëz të inflirtuar në të. Politika është e mërzitshme, sigurisht që nuk ndjek axhendën e asnjë partie politike. Por kur flitet për mua dhe më ndërlidhin me njerëz që merren me politikë, kjo gjë më mërzit dhe më pengon.
A e keni gjetur qetësinë e shpirtit?
Unë ndihem shumë mirë, kjo gjë vjen një herë në jetë. Për momentin nuk kam çfarë të deklaroj, deri në momentin e duhur, kur gjërat të piqen si duhet.
Keni pasur keqkuptime me producentin Abdullah Oguz, me të cilin keni punuar për dy vite me radhë, do filloni përsëri bashkëpunimin?
Mosrespektimi për mua ka shumë domethënie, njerëzit e duan frontin, por nuk dinë si ta mbajnë atë. Nganjëherë nuk mund të lejoj që dikush nga e kaluara të jetë në jetën time të tashme, kështu që për këtë arsye unë nuk kam preferuar të jem pjesë e projekteve të tij.
 Ju keni dalë e treta në botë në një konkurs bukurie, a do të kishit të njëjtën famë nëse nuk do kishit qenë pjesë e një kompeticioni si ky?
Nuk di të them, por natyrisht, gjithë ajo vëmendje mediatike, qoftë edhe për pamjen, është një fillim i mirë, por vetëm fillim ama.
Te telenovela “Jetë e hidhur”, ju keni luajtur përkrah aktorit Kenan  Imirzalioglu. Si ishte si eksperiencë?
Mendoj se është fat të punosh me një aktor aq fantastik sa Kenan. Roli ishte tejet dramatik dhe shumë i vështirë. Unë duhej të qaja e të vuaja nga fillimi e deri në fund kur Nermin vdes. Por përkrah Kenan, çdo gjë bëhet më e  e lehtë.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews