Sunday, January 27, 2013

Vrasje në Durrës



Vrasje në Durrës
Një kambist u vra me armë zjarri në zonën e Plazhit, në Durrës, gjatë një tentative grabitjeje. 

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, me kambistin Fatmir Kolcarja. 46 vjeç, që u qëllua pranë banesës së tij.

Sipas policisë, qëllimi i sulmit ishte grabitja e shumës që parave që Kolcarja mbante me vete, por përballë rezistencës së viktimës, autorët e qëlluan për vdekje.

Ende nuk është e qartë se cilët ishin vrasësit, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre.

Me pare gjate javes, nje shtetas (Admirim Sako) u vra ne
afersi te Gjykates se Tiranes, nga nje i dyshuar si vrases me pagese, me ekzekutorin qe u largua ne drejtim te paditur nga rruga "Myslym Shyrri", nje prej artiereve kryesorete kryeqytetit.

Gjithashtu gjate javes, nje i ri u vra ne Fier, me motiv te dyshuar nje shume prej 50 mije lekesh te fituar nga nje bast sportiv, ndersa komisari Musa Skura, i plagosur ne nje shkembim zjarri me disa trafikante armesh ne rrethinat e Burrelit, nderroi jete pas disa ditesh qendrimi ne nje spital ne Itali.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews