Monday, September 3, 2012

A është i lumtur Cristiano Ronaldo tek Real Madrid?


Njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka shprehë dëshirën që të largohet nga Real Madrid, pasi sipas medieve spanjolle portugezi nuk është i kënaqur me tretmanin që ka tek klubi mbretëtorë.
Ai nuk kishte festuar golin e tij gjatë shenimit kundër Granadas.
"Nuk festoj golin kur jam i mërzitur dhe i zhgënjyer, ekzistojnë obligime profesionale që klubi nuk i ka përmbushur dhe për këtë klubi e di" ka thënë Ronaldo.
Ronaldo ka thënë se bashkëlojtarët e tij e din për problemin e tij duke shtuar se nuk dëshiron të flas për statusin e tij në klub.
"Nuk ndjehem mirë, mirëpo dua të luaj për Portugalinë për kualifikimet për kampionatin botërorëb 2014 në Brazil" ka thënë Ronaldo.
Sipas medieve spanjolle, Ronaldo është i revoltuar pasi Real Madrid nuk i ka ndihmuar shumë për ta fituar titullin e lojtarit më të mirë në Evropë.
"Nuk kam aspak paknaqësi rreth asaj, Iniesta e ka merituar atë cmim" ka thënë Ronaldo.
Ronaldo nuk ka edhe aq raporte të mira me tifozët edhe pse ai ka kontribuar më së shumti për titullin në Primera sezonin e kaluar.
Nga ana tjetër edhe bashkëlojtarët e tij thonë se nuk e din sakt se ku qëndron problemi.
"Mua më duket se gjithcka është në rregull. Ka shenuar dy gola, andaj besoj se është i lumtur. Bashkëlojtarët e mi, po edhe unë, mendoj se me të vërtetë është gjithcka në rregull" ka thënë Gonzalo Higuain.
Ronaldo ka luajtur për Real Madrid 149 ndeshje dhe ka shenuar 150 gola.

Sunday, September 2, 2012

Shkoder, koncerti i Bleones dominohet nga meshkujt, dhe keta te nxehur…


Nese i bejme nje sondazh gjinie qe e ndoqen te enjten ne mbremje koncertin e kengetares Bleona Qereti ne Shkoder, natyrisht se perqindja me e madhe frymonte burreri.

E kjo nuk kishte si te ndodhte ndryshe, pasi Bleona eshte dukur shume ‘hot’ ne interpretimin e saj sic shihet
dhe ne foto dhe i ka nxehur shume keq shkodranet. Por rikthimi i kengetares ka bere qe edhe mosha e thyer burrore shkodrane te dilte ta shihnin artistet.

Ne kete koncert ne qytetin me te madhe verior te Shqiperise Bleonen e shoqeronte pervec se grupi kosovar ‘Etnon”, edhe kengetaret Aurela Gace dhe Hekuran Krasniqi. Mendohet se nje kocent te tille Bleona Qereti po e mendon ta realizoje edhe ne Prishtine. 


Irina, nxjerr gjoksin jasht për ta qetësuar Ronaldon


Portugezi u pa gjatë ceremonisë duke qeshur dhe bashkëbiseduar me zë të ulët me supermodelen ruse gjatë të gjithë kohës, i pashqetësuar për çfarë po ndodhte përreth tij.
Cristiano Ronaldo u duk i painteresuar për çmimin e Futbollitit Europian të Vitit, në ceremoninë e zhvilluar të enjten, pas hedhjes së shortit të grupeve të Champions League.
Arsyeja ishte e qartë, Irina Shayk, e cila shkëlqeu përkrah madrilenit, ndërsa çmimi i lakmuar i shkoi katalanasit Andres Iniesta.
Portugezi u pa gjatë ceremonisë duke qeshur dhe bashkëbiseduar me zë të ulët me supermodelen ruse gjatë të gjithë kohës, i pashqetësuar për çfarë po ndodhte përreth tij.
Me Irina Shayk që konsiderohet gjerësisht si një prej femrave më të bukura në planet, është e vështirë që të fajësosh 26-vjeçarin për shpërqendrimin e tij.
Irina, nxjerr gjoksin jasht për ta qetësuar Ronaldon
Irina, nxjerr gjoksin jasht për ta qetësuar Ronaldon

Genta Ismajli: Jam Single !

Këngëtarja Genta Ismajli, ka deklaruar për mediat shqiptare se nuk është në lidhje me askënd.
Angazhimet e saj të shumta gjëtë këtyre ditëve të verës duket se janë arsyet kryesore pse Genta nuk është në lidhje me dikë edhe pse shumë shpesh është në shoqëri të meshkujve.
Pas një lidhje të gjatë dashurie me Milot Binakun, të cilës ka kohë që i ka dhënë fund, Genta ka konfirmuar se është ''single''.
"Vazhdoj të jem single publikisht,'' ka thënë ajo për mediat shqiptare.
Ajo gjithashtu ka shtuar se  "Bota ka miliarda meshkuj dhe mendoj se (i duhuri) është diku rreth e për qark."

Fjolla Morina: Kur e bera per here te pare…


Fjolla Morina do të vijë sot në një rrëfim të sinqertë për suplementin e së shtunës. Këngëtarja seksi nga Kosova, e cila sapo ka publikuar videon e saj të fundit “Boy” rrëfen në këtë intervistë për pushimet, mëritë mes kolegeve dhe sekretet e të qenit në formë. Veç të tjerash, bukuroshja ndalon edhe në një pjesë delikate të jetës së saj, siç ishte martesa në moshën 17- vjeçare dhe lindja e vajzës. Marrëdhënien që ka sot me të bijën dhe lutja që Fjolla i bën. Dashuria dhe mashkulli ideal për këngëtaren. Çdo të thotë të jesh seksi sipas saj dhe ikonat që e frymëzojnë. Rrëfehet Fjolla, seksbomba e Kosovës.
Fjolla si po kalon këto kohë? 
Me gjithë të nxehtin e këtyre ditëve po arrij të relaksohem, ndonëse angazhimet në mbrëmje, që janë të zakonshme për këtë sezon janë të shumta, unë po arrij të ndjehem e qetë.
Me çfarë po merresh? 
Jam duke punuar në disa koncepte për një ndryshim të stilit të muzikës që bëj. Kryesisht po merrem me krijimet e reja. Së shpejti do të dalin edhe rezultatet e këtij angazhimi.
Ku ke pushuar këtë verë? 
Që në fëmijëri pushimet zakonisht i kam kaluar në Ulqin. Kam qenë në disa vende për pushime, por në fakt Ulqinin e konsideroj si njëfarë pushimi relaksues. Kur jam atje, ndjehem se jam me pushime.
Cili është vendi më i bukur që ke vizituar ndonjëherë për pushime? 
Para disa vitesh, vizitova Dubain. Është vend i mrekullueshëm, ashtu siç raportohet në media, megjithatë mua më pëlqejnë qytetet e thjeshta, jo me ndërtesa gjigande. Por Dubai ishte i bukur.
Sapo ke nxjerrë këngën tënde të re “Boy”, si është pritur? 
Më duket se po pranohet mirë nga publiku.
Në klip ti vjen si një kopje e Rihannës? Je frymëzuar prej saj? 
T’ju them të vërtetën, nuk është se unë e kam përgatitur skenarin, por jam pajtuar me të. Sot ka kaq shumë prodhim në botën artistike të muzikës saqë është vërtetë sfidë të jesh 100 % origjinal. Më pëlqen Rihanna, sigurisht do të përvetësoj ndonjë detaj edhe prej saj.
Cilat janë ikonat që të frymëzojnë? 
Marilyn Monroe, më duket një ikonë karizmatike dhe e talentuar.
Po nga shqiptaret? Inva Mula.
Me koncertet si po shkon kjo verë? 
Frytshëm do të thoja.
Sa paguhen këngëtaret në koncerte? Ti personalisht? 
Nuk e di se sa paguhen, por më duhet të them se nuk është profesion i dobët.
Si i ke marrëdhëniet me koleget Fjolla? 
Të mira, ka ndonjë acarim aty këtu, por në përgjithësi shkojmë mirë.
A ka ndonjë, me të cilën nuk flet? 
Ka, por jo me dëshirën time.
A është e vërtet që mes këngëtarëve ka shumë mërira? 
Më duket absurde se çfarë dëgjoj dhe shoh ndonjëherë. Njerëzit janë të të gjitha llojeve, unë si e re që jam do të kem mësuar shumë nga kolegët me të cilët rrethohem.
Ndërkohë flasim pak për jetën private…E dashuruar apo jo? 
Aktualisht, konfuze.
Si është Fjolla në një lidhje? 
Jam Fjolla çdoherë.
Mashkullin ideal si do ta përshkruaje?
Së pari, mendoj se nuk duhet t’i shohim të ndarë sipas sekseve njerëzit me të cilët duam të jetojmë. Nuk bëj llogari se si duhet të jetë një “burrë i përkryer”, fillimisht sepse nuk ka asnjë qenie njerëzore të përkryer dhe së dyti sepse nuk dua ta kufizoj shpirtin që të dashurojë me përcaktime. Dashuria nuk ka kufizime, ajo është universale.
A je dakord që femrat sot janë bërë shumë materialiste? 
Për sa i përket çështjes që sot gratë shohin më shumë pasurinë materiale se shpirtërore të një burri, mendoj se vjen nga rrethanat sociale dhe ekonomike që ekzistojnë sot në botë. Problemi më duket se është më i madh se kaq.
Sa ka qenë historia më e gjatë e dashurisë? 
Mendoj se dashuria nuk është e kufizuar në kohë, në fakt për dashurinë s’mund të ketë kohë. Dashuri ose ka ose nuk ka. Për mua vlen: Nëse njëherë e do, gjithmonë e do, përjetë e do.
Në çfarë moshe ke pasur të dashur për herë të parë? 
Isha e re kur u martova. Diku 17 vjeç. Kjo ka qenë hera e parë.
Po marrëdhënien e parë seksuale kur e ke kryer? 
Pasi u martova. Fjolla ti je edhe nënë e një vajzë.
Sa e vështirë është për një vajzë të re si ty, të rrisë e vetme një fëmijë? 
Në fakt unë kam shumë ndihmë nga prindërit e ish-burrit tim. Ata kujdesen shumë për vajzën. Për mua ka qenë dhe mbetet e vështirë kujdesi për të sepse isha shumë e re. Kisha nevojë për kujdes ndaj meje e lëre më që duhej të kujdesesha që të paktën minimalisht t’i plotësoja detyrat e mija si prind. Vajzën e dua shumë, e kam gjithçka në këtë jetë. Shpresoj të më falë për gabimet që mund të kem bërë ndaj saj.
Cila është marrëdhënia që ke me vajzën? 
Kemi një marrëdhënie shumë shoqërore. Flasim hapur, duhemi, luajmë, këshillohemi. Unë nuk mendoj se fëmijët duhen trajtuar sikur të mos jenë të nivelit tonë. Unë mbaj mend shumë absurditete që më janë thënë në vegjëli duke më konsideruar të paaftë për t’i kuptuar gjërat. Nuk dua që vajza ime të ndjehet e njëjtë. Le të jemi shoqe të mira në radhë të parë.
Ajo jeton me ty? 
Jo, ajo nuk jeton me mua. Të drejtat prindërore i ka fituar ish-bashkëshorti. Por, unë jam e kënaqur me kujdesin e familjes së ish-bashkëshortit ndaj vajzës sime. U jam mirënjohëse.
Cili do të jetë projekti i ardhshëm që do të sjellësh në muzikë? 
Kjo do të jetë befasi për ju dhe gjithë publikun.
Çdo të thotë për Fjollën të jesh seksi? 
Do të thotë të kesh atë lloj karizme, që tërheq seksualisht çdo qenie njerëzore. Të jesh seksi, për një grua do të thotë që kur të shohin gratë e tjera, t’u shkojë mendja në seks. E kjo, nuk besoj të jetë e lehtë.
Si ia bën që vazhdon të ruash një formë të përsosur fizike? 
Kujdesi në ushqime, aktiviteti fizik (jo i kënaqshëm kohëve të fundit) dhe mbi të gjitha çlirimi mendor nga brengat ditore dhe jetësore

Saturday, September 1, 2012

Ja pse Këngetarin Meda e rrahën ne Ulqin

Dihet se është një këngëtar që vërtetë bën atmosferë ku ai këndon, pasi ia thotë bukur këngës sidomos ku ka ambjente verore për të kërcyer.

Ky është këngëtari Meda, i cili mësohet nga disa dëshmitarë okularë që në Ulqin e kanë rrahur, nuk dihet ende arsyeja. Këngëtari nga Decani këtë periudhë ka qenë i ftuar shpesh herë për të kënduar në Ulqin.

Oops, Nora i “merr borxh” fustanin Tunes ?

Tashme jemi mesuar me kengetaret tona, te cilat vazhdimisht kopjojne yjet e famshme boterore, si Beyonce, Rihanna, Lady Gaga, e shume te tjera.

Ne shume intervista qe kengetaret e estrades kane dhene, ato vazhdimisht i kane mohuar kopjimet, duke thene se ato vetem inspirohen nga idhujt e tyre. Mirepo kesaj here, si per inat, Tuna dhe Nora kane blere fustanin e njejte.
Kengetaret jane pare me fustan te ngjashem ne mbremjet muzikore qe kane mbajtur gjate veres. Ndonese fustani i njejte, dhe nuk dihet se kush e ka veshur e para, nuk ka asnje.

Ja pse Gjyste Vulaj lë muziken . .


Shtatzënia ka bërë që këngëtarja Gjyste Vulaj të anulojë shumë koncerte e mbrëmje muzikore, ndërsa nga muaji shtator ajo do të shkëputet krejtësisht nga angazhimet deri pasi ta lindë foshnjën.
“Shtatzënia po më ecën krejt ndryshe se nga ç’prisja, më duhet të kem shumë kujdes, mjekët më kanë rekomanduar veç pushim, gjë që nuk pata mundësi t’i përmbahem… Jam si lule e këputur, jam pa qejf, e urrej këtë gjendje shtatzënë, me komplikime, tableta, injeksione, mërzitje. Por meqenëse e dua shumë bebushin e sapokrijuar, s’po më pritet ta mbaj në duar, të më falë gëzim, sepse më ka marrë malli për gëzim e kënaqësi shpirtërore”.
“Sa i përket profesionit, për shkak të shtatzënisë në gjendje kritike, e cila është shoqëruar edhe me probleme shëndetësore të tjera (kam fituar edhe bronkit), jam detyruar të anuloj disa shfaqje. Dhe nga shtatori deri në marsin e vitit 2013 do shkëputem krejtësisht nga angazhimet profesionale”, ka thënë këngëtarja për Panorama Plus.

Aktorin e Zuri Gjumi Live, Gjatë Kohës Që Do Jepte intervistë (Video)


Në lidhje të drejtpërdrejtë ndodhej aktori i njohur Harry Belafonte, i cili u shfaq në një emision mëngjesor për të folur për dokumentarin me temë jetën e tij.
Prezantuesja e emisionit, pasi bëri një prolog të shkurtër, iu drejtua aktorit 84-vjeçar për të biseduar me të. Por përpjekja e saj dështoi, pasi Harry Belafonten e kishte zënë gjumi!
Prezantuesja me zor e mbante të qeshurën dhe u përpoq ta justifikonte të ftuarin, duke thënë se nuk flinte por linja kishte probleme teknike.


5 vjet burg mësueses që bëri seks me nxënësit e saj !

Brittni Nicole Colleps (28), nënë e tre fëmijëve dhe ish – mësimdhënëse në një shkollë të mesme në Teksasin verior, është dënuar me pesë vjet burgim, për shkak se në shtëpinë e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me pesë nxënës 18-vjeçar.


Kolegji gjyqësor ka marrë vendim pas një seance prej tri orësh. Brittni Colleps është shpallur fajtore për 16 pika të aktakuzës, për shkak të marrëdhënieve të pashembullta ndemjet mësimdhënëses dhe nxënësve, për të cilën vepër parashihet burgim edhe deri në 20 vjet.
Brittni Colleps, e cila është e martuar, është denoncuar në polici pas publikimit të video incizimit të marrëdhënies së saj seksuale me disa nxënës.
Gjatë vitit 2011 ish mësimdhënësja e gjuhës angleze në shkollën e mesme në Kennedale, është takuar në banesën e saj me disa nxënës 18-vjeçar me të cilët ka kryer marrëdhënie seksuale në një periudhë kohore prej dy muajsh.
Tre ish-nxënës të saj, të cilët luajnë futboll dhe merren me atletikë, kanë deklaruar se veten nuk e konsiderojnë viktima dhe nuk dëshirojnë që ish-mësimdhënësja e tyre të dënohet.
Ata kanë shpjeguar se gjithçka ka filluar me shkëmbimin SMS porosive. Në kohën në mes takimeve seksuale, ata janë marrë vesh se si ta fshehin tërë këtë në mënyrë që mësimdhënësja e tyre të mos ketë telashe.

Getoar Selimi: Tash ju kallxoj si palohen reperat !

Pas një pushimi të shkurtër me të dashurën e tij në Itali dhe në Zvicër ai është kthyher dje në orët e herëshme të mëngjesit në Prishtinë. 
Reperi i njohur Getoar Selimi i Tingullit 3nt dhe njëkohësisht koka e rep labelit më të përfolur kohët e fundit në trojet shqiptare “BABA STARS”, ka paralajmëruar fansat e tij që të presin hitin e radhës i cili do t’i “paloj” të gjithë reperat tjerë.
Kënga për të cilën bëhet fjalë quhet “N’Prishtinë”, sipas informacioneve që vetë Getoar Selimi kishte postuar në Facebook xhirimet e këngës do të fillojnë që nesër dhe kënga pritet që të jetë gati nga fillimi i shtatorit.
Më poshtë i keni disa rreshta të këngës – “N’Prishtinë”.





Dy Gra: Rrihen Mes Vete Në Supermarket (Video)

Për të njëjtin produkt nga supermarketi kishin nevojë të dy gratë. Së pari njëra e gjeti dhe e futi në shportën e saj me rrotë, kurse pak sekonda pas saj, aty pari kaloi e dyta grua, e cila me shpejtësi e mori nga shporta e gruas tjetër (duke menduar se nuk do të vërehet) dhe plasi sherri. Të dyja nuk mund ta kishin të njëjtin produkt, andaj filluan shtyrjet dhe grushtet. Por, më mirë shikoni vetë se si rrodhi e tërë kjo në një supermarket diku në botë, e që ka zënë vend në  





Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews