Wednesday, October 24, 2012

Balena Shokon Shkencëtarët, Tenton Të Flasë Si Njeri (VIDEO)

Një balenë e bardhë ka shokuar shkencëtarët pas tentativave të saj për të imituar zërin e njerëzve. Shkencëtarët besojnë se zëri i belugës, siç njihet ndryshe kjo balenë, është një tentativë për të vendosur kontakt me njerëzit.

Balena mashkull, e quajtur Noc, ka një zë të ngjashëm me njerëzit, krejt ndryshe nga sa ishte menduar deri më tani se balenat prodhojnë zë shumë të ndryshëm nga i njeriut. Noc ka ngordhur pesë vite më parë, por regjistrimet e jashtëzakonshme janë publikuar për herë të parë tani, pasi skuadra e shkencëtarëve ka publikuar përfundimet e studimit të tyre disavjeçar.

Skuadra ka shpërndarë fotot ku Noc duket pranë një mikrofoni nënujor. Sam Ridgway, që drejtoi këtë studim, tha: “Sipas vëzhgimeve tona, balena e modifikonte zërin në mënyrë të tillë që të dukej sikur fliste. Kjo përpjekje sugjeron se po tentonte të kontaktonte”. Edhe më parë ka pasur të dhëna se balenat tentojnë të flasin si njerëzit, por janë cilësuar si anekdotike.


Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews