Tuesday, March 12, 2013

VIDEO shokuese/ Policia e tërheq zvarrë me furgon derisa vdes


Një hetim ka nisur ndaj policisë në Afrikën e Jugut pasi një shofer taksie u lidh me pranga pas një furgoni, që e tërhoqi atë zvarrë nëpër rrugë.
Një video e realizuar nga një i pranishëm në ngjarje, ka nisur të transmetohet në media, duke shkaktuar shumë zemërim.
Një zëdhënës i policisë tha se ata janë të shokuar.
BBC raporton se policia e Afrikës së Jugut akuzohet shpesh për brutalitet.
Mediat vendase raportojnë se shoferi i taksisë, një 27- vjeçar nga Mozambiku, akuzohej se kishte parkuar makinën e tij dyshe në jug të Johanesburgut.
Në video tregohet se si policia e lidh atë pas një furgoni, ndërsa turma ndjek gjithçka.
Më vonë shoferi i taksisë u dërgua në qeli, ku edhe vdiq.

LAJM I FUNDIT/ Arben Frroku pranon foton dhe miqësinë me kupolën e policisë


I dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, biznesmeni Arben Frroku, ka dhënë një intervistë telefonike për televizionin ABC Neës, një media pranë qeverisë.
Në këtë intervistë Frroku ka pranuar foton dhe miqësinë e tij me krerët e policisë, por mohon që të ketë vrarë ai Dritan Lamajn.
Ai thotë se do të vijë në Tiranë dhe do të sqarojë se nuk është ai autor i krimit.
Frroku e ka dhënë intervistën nga Policia e Selanikut, ku mbahet në pritje të ekstradimit.
Frroku thotë se e kanë kapur në hotel në gjumë dhe shton se nuk ka pasur as armë dhe as drogë.
(VIJON)

“Monstra i Tenbit”, kafsha pa emër që po çudit botën (FOTO)


Kalimtarë të rastit në bregdetin e Tenbi në Uells u bënë dëshmitarë të zbulimit të trupit të pajetë të një krijese që shkencëtarët britanikë ende nuk mund t’i vënë një emër.
Bëhet fjalë për një krijesë pa qime, me katër këmbë, putra në formën e ariut, kokën në formën e kalit, trupin e një derri dhe dhëmbë e pjesën e nofullës me ngjashmërinë e një baldose.
Trupi i pajetë i krijesës monstruoze (dhe misterioze) u zbulua nga 27-vjeçari Peter Bailey. Fillimisht autoritetet njoftuan së bëhej fjalë për qenin e humbur të një banori, por 27-vjeçari këmbënguli se “monstra” e zbuluar ishte tepër e madhe për të ngjasuar me një qen.
Ai postoi fotografi në internet, ndërkohë që disa prej tyre i dorëzoi tek profesori Dan Forman i Universitetit të Shkencave në Suanse. Edhe ky i fundit, specialist i fushës e kishte të jepte një emër për krijesën, nisur nga fotografitë e marra.
“Është e vështirë të thuhet se cfarë kafshe është. Por nisur nga fotografitë, duke gjykuar nga përmasat dhe këmbët, them se mund të jetë një baldosë”, tha Forman.
Zbulimi ka tërhequr vëmendjen të shkencëtarëve, publikut dhe mediave, të cilat në mungesë të një emri të saktë, i bënë pagëzimin “Monstra i Tenbit”.

Soni Malaj, edhe ne disko me djemte e saj (FOTO)


Nuk është vetëm Tuna ajo që i reklamon vajzat e saj konkurrente në talent-shoun ‘X Factor Albania 2”.
Edhe mentorja tjetër që vazhdon të punojë me djemtë në këtë spektakël, Soni Malaj, dëshiron t’i ketë me vete, qoftë edhe në një mbrëmje që ajo del.
E, në fakt, edhe në këto foto ajo shihet me ta, ndërsa kërcen dhe argëtohet në këtë disko të sapohapur në Tiranë.
Në sondazhin e drejtpërdrejtë në “Facebook”, është Soni ajo që merr më shumë pëlqime për ëmbëlsinë e saj në juri, ndërsa mendohet se këtë vit, po një djalë i saj do të triumfojë në këtë garë.

Big Brother: Plane për të vënë në lojë banorët (FOTO)


Edicioni i gjashtë i “Big Brother Albania” po vazhdon, me banorët që kanë vendosur të ndajnë jetën e tyre me publikun e gjërë shqiptar.
Më poshtë mund të lexoni zhvillimet e sotme brenda shtëpisë.
Eldora dhe Elena ndodhen në dhomën e ndenjes dhe teksa shohin banorët e tjerë fillojnë të bëjnë plane.
Eldora thotë se e ka nisur mbarë ditën e sotme duke qeshur me lojën që i bënë Ilirit duke i vendosur vezë në krevat dhe Xhimit që i vendosen banane sipër kokës. Ajo hedh idenë që të bëjnë një tjetër lojë kundrejt banorëve.
Elena pranon dhe i thotë “i vendosim ndonjë gjë poshtë jastekut që t’i vijë erë e keqe”. Nga ana tjetër, Eldora hedh idenë që të lyejnë jastekët me piper në mënyrë që të shkaktojë teshtima te banori që do të bjerë pre e lojës së tyre.
Elena kërkon që këtë herë të vënë në lojë Anaidin dhe premton se ajo do ta hutojë me muhabet, ndersa Eldora do të bëjë rrengun për të.
Dy vajzat mendojnë që në lojë të përfshijnë edhe Altinën dhe diskutojnë për banorët e tjerë që mund të përfshijnë në lojë. Për disa minuta ato diskutojnë rreth mundësisë së objekteve që mund të përdorin për të bërë një lojë që mund të shkaktojë sa më shumë të qeshura.
Elena dhe Eldora diskutojnë edhe për banorët që duhet t’u bëjnë lojë, por ndajnë mendimin se nëse e bëjnë këtë gjë kundrejt të gjithë banorëve të tjerë, ata do t’u kundervihen atyre të dyjave.
Duket se vajzat kërkojnë aleat të tjerë sepse ato ftojnë Marselinin dhe nisin t’i rrëfejnë atij planet e tyre. Marselini kur merr vesh se ato janë autorët e rrengjeve të vena gjatë natës së kaluar, u thotë se ai e hamendësoi se ato do të ishin autoret e lojrave.
Marselini bie dakord me vajzat dhe fillon edhe ai që të bëjë plane për lojrat e mundshme që mund t’u bëjnë banorëve të tjerë. Më pas ai përdor shprehjen “Jemi tre në një” për të treguar se ai është në një mendje me vajzat.



Victoria dhe David Beckham, 17 vite dashuri në 17 foto (Foto)

Njëri futbollist i njohur, e tjetra këngëtare e shndërruar ne stiliste. Victoria dhe David Beckham bëjnë 17 vjet qe janë bashkë. Shikoni ndryshimin ndër vite.

Burimi:

Plurielles

Njëri futbollist i njohur, e tjetra këngëtare e shndërruar ne stiliste. Historia e dashurisë se tyre daton prej 17 vitesh tashme. Ja 17 fotot qe e dëshmojnë me mire kohen e kaluar bashke.

2013

Anaidi prishet me Elenën


Ndërkohë qe Elena është ulur veçmas, Anaidi i shkon pranë. Ai e pyet se çfarë ka?

Burimi:

Top Channel

Elena çohet për tu larguar por ai e pengon me këmbë. Elena merr një shishe me ujë që gjen te këmbët e divanit dhe e lag. Anaidi e pyet se përse e beri dhe ajo i përgjigjet që ai e di përsenë, kot nuk e bëri. Banorët kurioz për atë që ndodhi e pyesin Anaidin se përse ky reagim i Elenës, ajo kot nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Anaidi i acaruar i thotë banorëve për Elenën : “Se është zhulse, prandaj, është niveli i fundit i zhulit. Lau duart në lavaman dhe më lagu me ujë në fytyrë”.
Anaidi i drejtohet me shprehje banale dhe duket shume i prekur nga gjesti i Elenës. Ai e paralajmëron të jetë hera e parë dhe e fundit dhe të mos bëjë më shaka të tilla me të, se do ti kthehet në të njëjtën monedhë.
Elena ja kthen : “E para është, e fundit të shohim. Vetë e nise”.
 

BB6, zbulohet dhe sekreti i binjakëve…?


Punet e shtepise u marrin nje kohe te gjate banoreve. Megjithate gjate kesaj kohe ata shkembejne biseda te ndryshme, ku nuk mungojne edhe thashethemet. Edhe pse nuk jane ne dijeni te sekreteve, banoret shpesh duket se u afrohen sekreteve.
Nje nga sekretet eshte ai i dy binjakeve, Andit dhe Blendit. Banoret jane njohur me te dy, pasi ata jane nderruar gjate ketyre diteve, por banoret njohin vetem njerin qe eshte prezantuar si Blendi. Megjithate atyre kane filluar t’u lindin dyshime edhe pse jo me faktin qe mund te jene dy persona te ndryshem.
Joana, Xhimi, Olta dhe Shpendi ndodhen ne kuzhine duke vazhduar me punet. Gjate kesaj kohe Xhimi dhe Olta flasin per Blendin. Ata thone se ai ka ndryshuar shume dhe eshte me i kthjellet se me pare. Duke u nisur nga menyra se si ka reaguar ne situatat e fundit Blendi, atyre u eshte e dyshimte sjellja e tij. “Nuk ka mundesi ajo metamorfoze kaq e jashtezakonshme” thote Xhimi.
Olta dhe Xhimi edhe pse nuk jane ne dijeni te sekretit i afrohen shume atij, pasi jane te vetmit qe shprehin dyshime per faktin se sjellja e Blendit ka ndryshuar se fundmi

Itali, shqiptari ekzekutohet në mes të sheshit “Garibaldi”


Romë, 28 shkurt 2013, NOA.al- Një i ri shqiptar është ekzekutuar me katër plumba pistolete sapo kishte dalë nga banesa e tij. Viktima është shqiptari 36-vjeçar Mikel Bushaj, (Bushai Michel në dokumentet që iu gjetën), i cili është qëlluar me armë zjarri në makinën tip furgon në mes të sheshit “Garibaldi”, raporton noa.al.

Mes pistave kryesore ku po hetohet për zbardhjen e kësaj vrasje është larje hesapesh mes trafikantëve të drogës dhe viktima dyshohet se ka qenë në arrest shtëpie.

Trupi i pajetë është gjetur nga policia dhe u konstatua se ishte qëlluar me dy plumba në kokë dhe dy në gjoks.

Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve. Hetuesit shprehen për mediat italiane se shkaku për të cilin është vrarë shqiptari dyshohet se është trafiku i drogës dhe autorët mund të jenë edhe ata shqiptarë, emigrantë në Itali. b.gj/noa.al

Betohet Elena: “Do t’ia hedh kazanin e plehrave në krevat”


Elena
Ajo mendon që të provokojë sërish një zënkë me të, pasi nuk i ka pëlqyer aspak reagimi i Anaidit gjatë debatit.. “Do t’ia hedh kazanin e plehrave në krevat”, thotë Elena. Ndërsa Marseli qesh me idenë e saj dhe i thotë që këtë gjë mund ta bëjë vetëm nëse është në gjendje ta përballojë si situatë. “Këtë gjë nuk e bëj dot, ose iki ose i qëlloj me shpullë”, thotë Elena për veten. Megjithatë, ajo është e mendimit që t’i bëjë një tjetër reng.

Ndërkohë, banorët e tjerë ndodhen në sallon duke biseduar me njëri-tjetrin dhe duke bërë shaka.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews