Monday, December 31, 2012

Kim Kardashian shtatzene, konfirmohet se pret femije nga Kanye West


Perfaquesi i bukuroshes 32-vjeçare ka konfirmuar lajmin, qe eshte zbuluar fillimisht nga reperi qe do behet baba

Burimi:

Daily Mail


Kim Kardashian eshte duke pritur femijen e pare me te dashurin Kanye West. Perfaquesi i bukuroshes 32-vjeçare të "reality-show"-ve ka konfirmuar lajmin e gezueshem, nderkohe qe edhe vete Kanye, 35 vjec, e ka pranuar shtatzanine e partneres se tij gjate nje koncerti, te dielen ne Atlantik City, teksa Kim po e shikonte. "Ndaloni muziken - ka deklaruar reperi me buzeqeshje -. Dua qe tani te beni pak zhurme mamane e bebes time". Çifti ka 8 muaj qe frekuenton njeri-tjetrin, teksa me pare i kishin mohuar zerat per shtatzeni te Kimit, e cila tashme duhet te jete rreth 3 muajshe. Fundviti s'kishte si vinte me bukur per Kim e Kanye.

Amarda zbulon dhuraten e Vitit te Ri per Ermalin…

Amarda Toska eshte nje nder ato personazhe qe nuk behen kurre te merzitshem… Kersheria e publikut per te qendron gjithmone e zgjuar.

Burimi:

ikub.al

Gjate nje interviste ne shtepine  tyre te re, pyetjes se gazetarit se cila do te ishte dhurata e saj per bashkshortin Ermal me rastin e Vitit te Ri, pas nje hezitimi te shkurter, Ami pohon se dhurata e saj per Ermalin do e ishin….te puthura pa fund. Duket se cifti i ri nuk vuan nga inflacioni i puthjeve gjate vitit, keshtu qe mezi pret rastin….vipat

Gjeli i detit, si lindi tradita e gatimit për festa


Gjeli i detit, si lindi tradita e gatimit për festa
Miliona njerëz në të gjithë botën e festojnë ndërrimin e viteve, por askush si ne shqiptarët nuk ka në qendër të tryezës së asaj nate gjelin e detit dhe bakllavanë. I gatuar në forma nga më të ndryshmet, ai i jep më shumë shije orës së ndërrimit të viteve, në prani të miqve dhe të afërmve për t’i uruar ardhjen e një viti plot mbarësi, shëndet dhe lumturi. Edhe amerikanët e kanë këtë shpend simbol në Ditën e tyre të Falënderimeve. Më shumë se 45 milionë gjela deti serviren gjatë kësaj dite feste në SHBA. Por përveçse simbol i festës së Vitit të Ri, gjeli i detit është shumë i këshillueshëm edhe për vlerat ushqimore. Mjekët këshillojnë se nuk duhet të presim vetëm ditën e fundit të vitit për ta pasur në tavolinë. Ai duhet të jetë gjithnjë i pranishëm në menynë tonë ushqimore. Është vërtet e vështirë të gjesh një lloj mishi që përshkruhet kaq shumë në recetat mjekësore, falë treshes magjike të përbërë nga proteinat, yndyrat dhe kaloritë e pakta. Një pjesë e mirë e meritës i takon mishit të bardhë i pasur me fibra, ngjyra e të cilit i detyrohet përqendrimit të pakët të mioglobinës, pigmentit që bashkë me oksigjenin është përcaktues i ngjyrës. Por më shumë se mishi i pulës dhe i lepurit, mishi i gjelit të detit ia kalon atij të viçit për sa i përket përmbajtjes së proteinave dhe sasisë së hekurit. Një studim i fundit i bërë në Nju Jork ka treguar se mishi i gjelit të detit, simboli i tavolinës së festave të fundvitit, përveçse i shijshëm është edhe shumë i shëndetshëm. Për më tepër, vetitë e tij e bëjnë një ushqim perfekt edhe për regjimin ushqimor të fëmijëve: është lehtësisht i tretshëm dhe me shumë veti ushqyese. Mishi i gjelit të detit përmban edhe selenium që parandalon zhvillimin e kancerit, përmirëson sistemin imunitar dhe ndihmon metabolizmin e hormonit tonë të tiroides. I vlerësuar dhe i propozuar nga dietologjia moderne, sot shefat më të mëdhenj të kuzhinës përdorin variante nga më të ndryshmet për servirjen e tij. Më i miri është versioni tradicional i pjekur në furrë me pak yndyrë dhe erëza apo i mbushur me gështenja të ziera, bukë të thekur e fruta të thata. Por versionet e shefave modernë të kuzhinës thonë se rozmarina nuk duhet të mungojë gjatë pjekjes së tij dhe se mbushja mund të bëhet shumë mirë edhe me salsiçe, midhje apo kërpudha dhe tartuf.
Historia e gjelit Xhak
Gjeli Xhak ishte një ndër më të adhuruarit e Tedit, një prej djemve të Abraham Lincoln-it. Kur me rastin e Ditës së Falënderimeve Xhak ishte duke përfunduar në furrë, padroni kërkoi mëshirë për gjelin, që fatmirësisht shpëtoi nga thika. Ky episod qëndron në origjinë të ceremonisë së përvitshme të “faljes së gjelit të detit”, ku Presidenti i jep lejen gjelit që të jetojë i lumtur në ndonjë fermë shpendësh. Dita e Falënderimeve, që festohet të enjten e katërt të nëntorit, është një nga festat me më shumë udhëtime të vitit. Darka ka në qendër gjelin e detit, patatet dhe ëmbëlsirën me kunguj. Shtetet e Bashkuara e shënuan zyrtarisht këtë festë në vitin 1863, megjithëse festa besohet të jetë festuar për herë të parë në vitin 1621. Amerikanët festojnë Ditën e Falënderimeve të enjten e fundit të çdo nëntori. Është kjo koha kur familjet dhe miqtë mblidhen për të dhënë bekimet e tyre. Ideja filloi në vitet 1600 pasi pelegrinët erdhën në Amerikën e Veriut nga Anglia për të filluar një jetë të re. Por shpendi që konsumojmë sot është shumë i ndryshëm nga gjeli i detit që hanin pelegrinët në shekullin e 17. Këta gjela deti kanë vetëm një ngjashmëri të vogël me gjelin e egër, që hëngrën në Darkën e parë të Falënderimeve pelegrinët në vitin 1621. Gjelat e dikurshëm nuk peshonin më shumë se 6 kilogramë. Gjelat e sotëm mund të shkojnë deri në 36 kilogramë.
Pak historiMendohet se gjeli i detit fsheh pas vetes një orgjinë amerikane. Pas Amerikës u përhap në Europë. Por gjeli (Meleagris gallopavo) mendohet se është “kultivuar” në Meksikë. Sipas ekspertëve të gjithë gjelat e detit, qofshin të egër, qofshin shtëpiakë, i përkasin llojit Meleagris gallopavo. Sipas legjendave që tregohen, Kristofor Kolombi ka qenë europiani i parë që e ka njohur këtë shpend kur më 14 gusht 1502, zbarkoi në brigjet e Hondurasit, kur mori disa ushqime nga vendasit e mes tyre edhe ato që ai i quajti Gallinas de la tierra.
Gjithsesi është e sigurt se mes viteve 1511 dhe 1512, gjeli i detit u transportua në Spanjë. Dokumenti i parë, që mban firmën e 24 tetorit 1511, i firmosur nga peshkopi i Valencias, tregonte për një anije që transportonte për në Sevilje 10 gjela deti për t’u riprodhuar, gjysma meshkuj e gjysma femra. Dokumenti i dytë mban datën 30 shtator 1512 dhe tregon për dy gjela deti që kanë ardhur në Spanjë nga Santa Domingo. Në Meksikë, në vitin 1570, ishte mishi më i përdorur dhe më ekonomik. I importuar nga Amerika në Spanjë, e që prej aty ai u shpërnda shumë shpejt në të gjithë Europën. Një çift gjelash u soll nga Santa Domingo në Romë, pas vitit 1520. Në vitin 1538 gjelat e detit gjendeshin në Francë. Në Angli, në mesin e shekullit XVI, gjendeshin në Norvegji, Danimarkë dhe në fermën mbretërore suedeze në vitin 1556. Në Gjermani nuk mendohet të jenë njohur para vitit 1530, por u shfaqën në një banket martesor më 1560-n. Mishi i tij i shijshëm u vlerësua shumë edhe në Europë. Aq sa në banketin e parë ku ai u përdor në Gjermani u konsumuan 150 gjela deti të pjekur. Lajmi bëri aq shumë bujë sa u shfaq në të gjitha kronikat e saj kohe./BalkanWeb

Festimet e nderrimit te viteve, ja cfare do te ndodhe ne Tirane



Te shumte jane kuriozet, apo edhe te interesuarit sesi do te festohet nen sfondin zyrtar nderrimi i viteve ne kryeqytet. Per kete arsye, me synimin qe ta beje me te bukur atmosferen, Bashkia ka perpiluar nje program, qe do te nise prej dites se sotme, per te perfunduar me ate qe do te ndodhe deri ne oret e para te vitit 2013. Faktkisht qe gjate pasdites se sotme ne sheshin “Skëndërbej”, përpara pemës së Vitit të Ri, animatorët do të krijojnë një atmosferë të veçantë për këdo që ka dëshirë të kalojë disa momente ndryshe. Kurse neser me 30 dhjetor 2012, në orën 11.00, ansambli i Tiranës do të japë një koncert po në sheshin “Skëndërbej”, pranë pemës.
Po si eshte menduar data e shumepritur e 31 dhjetorit? Paradite, banda e qyteti do të performojë në sheshin “Skëndërbej”, sikundër animatorët do të jenë pranë pemës me performancat e tyre. Momentet e ndërrimit të viteve do të priten në sheshin “Skëndërbej” nën atmosferën e mrekullueshme që do të krijojnë disa DJ, duke nisur nga ora 23:45 për të gjithë ata që duan ta presin Vitin e Ri në sheshin qëndrortë Tiranës. Menjëherë pas "count-down"-it tradicional deri në ardhjen e Vitit të Ri, Bashkia ka planifikuar dhe një spektakël fishekzjarresh.

Hetimet për vdekjen e vajzës



Prokuroria e Durrësit deklaron zgjerimin e hetimeve për mjekim të pakujdesshëm ndaj një mjeku në këtë qytet, por edhe ndaj ekipit të mjekëve të qendrës spitalorë në Tiranë, të cilët dyshohen se nuk kanë respektuar detyrën në momentin që 7-vjeçarja Arsela Vladi ka ndërruar jetë. 

Sipas burimeve të Top Channel pranë grupit të hetimit, mjekët kanë detyrimin ligjor që në rastet e vdekjeve që ndodhin brenda këtyre mureve të njoftojnë autoritetet përkatëse të hetimit, por edhe të kryejnë autopsinë. Ne kemi dyshime, tha një burim, se asnjëra nga këto detyrime nuk është ndjekur nga mjekët në kryeqytet, pasi organi i hetimit nuk është vënë në dijeni nga një kallëzim i tillë që duhet të bëhet nga spitali dhe as nga një kallëzim i mundshëm i prindërve, por nga mediat.

Gjithashtu, mjekët nuk kanë proceduar me bërjen e autopsisë dhe ky pretendim i prindërve do të jetë gjithastu pjesë e hetimeve, saktësoi për Top Channel një burim zyrtar. Grupi i hetimit ka bllokuar kartelat në të dyja spitalet, në Durrës dhe Tiranë dhe pritet që fillimisht të thërrasë për të marrë dëshminë e dy prindërve të vajzës 7-vjeçare, nxënëse në klasën e dytë për violinë në shkollën e muzikës në Durrës.

Një ditë më parë, autoritetet shëndetësore njoftuan pushimin nga detyra të mjekut pediatër Rasim Lusha, por paralajmëruan edhe komunikimin për pezullimin nga detyra të shefes së pediatrisë dhe shefes së laboratorit.

Vogëlushja ndërroi jetë në Tiranë pas injektimit në spitalin e Durrësit të  serumit me glukoze, në një kohë që 7-vjeçarja ishte diabetike e ndërsa familja e saj nuk e dinte, mjekët dyshohen të kenë kryer mjekimin e pakujdesshëm që i solli asaj vdekjen.

Cmimet dalin nga “kontrolli”



Cmimet e frutave dhe perimeve këto ditë të fundit të vitit 2012 kanë pësuar rritje. 

Në tregun e ish-uzinës “Dinamo”, një kilogram trangull shitet në ditën e parafundit të vitit 320 lekë, një kilogram domate 150 lekë. Ndërkohë që produktet e tjera kanë shënuar një rritje me 20 deri në 30 lekë.

Qytetarët, tregojnë të indinjuar se këto çmime janë tepër të larta për xhepin e tyre: “Të gjitha çmimet janë rritur. Gjynah për këtë popull.”

Por, ndërsa qytetarët ankohen, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili, shprehet se situata është nën kontroll dhe nuk ka rritje çmimesh.

“Situata është pozitive dhe pjesë të caktuara të tregut kanë shënuar edhe ulje. Tregtarët kanë treguar mirëkuptimin e duhur duke mos shfrytëzuar festat”, theksoi Vasili.

Ashtu si në prag të çdo feste, tregtarët e fruta-perimeve abuzojnë me çmimet duke u justifikuar se këto produkte janë importuar shtrenjtë. Cmimet kanë pësuar një rritje të shpejtë vetëm gjatë dy ditëve të fundit.

Nëna 30 vjecare xhiroi video para se të vdes, ''Dua të kujdesem për fëmijet" 29 Dhjetor 2012


nena-30-vjecare-xhiroi-video-para-se-te-vdes
Jennifer Johnson nga Florida, nënë e dy fëmijëve, vdiq më 17 dhjetor nga sëmundjet e zemrës. Por, para vdekjes, ajo publikoi një video për të tërhequr vëmendjen ndaj sëmundjes dhe për të mbledhur të holla për operacion.

Filmimi është bërë në tetor të këtij viti. Për fat të keq botën ky xhirim e tronditi tek pasi nëna e re vdiq. Në video ajo thotë: “Jam shumë e re, teksa i linda dy fëmijë të bukur. Pse unë”?
Videoja zgjatë katër minuta. Ajo shikon në kamerë dhe me ndihmën e letrave të shkruara tregon rrëfimin e saj. Ajo shpjegon se është diagnostikuar me sëmundje kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj dhe një ditë pasi është fejuar me babanë e fëmijëve, shkruan “Daily Mail”.
Menjëherë pas kësaj asaj i është vënë një stimulues kardiak, por mjekët më vonë i thanë se një nga telat është liruar kështu që duhet t’i bëhet një operacion i hapur në zemër.
“Ishte një luftëtare dhe e gatshme të ballafaqohet me sëmundjen”, ka thënë burri i saj Robert Johnson për “Fox 4 Now”.
Në video ajo përmendi vajzën trevjeçare Micaylu dhe djalin tetëmuajsh Malykaija, si të rrahurat e saj të zemrës, ndërsa në disa pjesë nuk ia dilte t’i mbante lotët.
Jennifer në këtë mënyrë ka arritur të mbledhë vetëm një pjesë të vogël të parave për operacion të zemrës (440, që është shumë pak nga shuma e shpenzimeve), që u bë më 14 dhjetor. Por vdiq tri ditë më vonë për shkak të komplikimeve.

Djali që imiton 1000 personazh vizatimor (Video) 28 Dhjetor 2012



djali-qe-imiton-1000-personazh-vizatimor-video
Jared M. Gordon eshte djali qe imiton 1000 zera te ndryshem vizatimor ne me pak se 5 minuta.


 Frymezuar nga Jared, eshte dhe nje djalosh Italian i cili ka imituar 100 personazhe. 
Mund ti ndiqni te dyja videot./Infoshqip.al

HOROSKOPI 2013 - Gjithçka parashikojnë yjet mbi shenjat tuaja përgjatë këtij viti të ri 30 Dhjetor 2012


horoskopi-2013-gjithcka-parashikojne-yjet-mbi
Viti 2013, duket se paraqitet i mbarë në tërësi për të gjitha shenjat e zodiakut. Por për secilën e tyre, ka gjithsesi aspekte të cilat kërkojnë më shumë vëmendje dhe përkushtim, në mënyrë që t’ju realizohen dëshirat e papërmbushura në vitin që sapo u mbyll. Lexoni se çfarë parashikojnë konkretisht yjet për ju, përgatitur nga oroscopo.it...

DASHI

Ngjarje të reja dhe ndryshime në horizont

Viti 2013 do të jetë i mbushur plot me ndryshime, risi dhe  suksese në jetën tuaj. Por gjithashtu edhe me disa vështirësi, të cilat gjithsesi, do të dini si t’i përballoni me  impulsivitetin që ju karakterizon, sidomos në gjysmën e dytë të vitit. Sa i përket punës, ju do të keni shumë  mbështetje nga planeti i Jupiterit, “ëngjëlli” që kujdeset gjithmonë për fatin tuaj. Gjashtë muajt e parë të vitit, do të jenë të mbarë për të gjitha aktivitetet. Dashuria? Do jetë plot, intensive, sensuale, por edhe kontradiktore, shoqëruar me beteja xhelozie. Prandaj kujdes, mos i lini konfliktet t’ua prishin rrugën e bukur që keni shtruar deri tani.

DEMI 

Viti i qartësimeve dhe zgjidhjeve të mëdha

Do të jetë një vit 2013, i gjithi nën shenjën e Saturnit. Por mos u mërzisni, pasi edhe për ju do të ketë vend për përmirësime në jetën tuaj, pse jo, edhe për disa suksese interesante. Mbulimi nga ky planet, do të thotë se ju do të jeni në gjendje të shkëputeni nga marrëdhëniet e gabuara të dashurisë, miqësive të lodhshme, apo punëve që nuk ju përshtaten. Do të gjeni forcën për ta bërë këtë dhe gjetur drejtime të reja. Kujdes, këtë vit, mos mendoni të vini pasuri, pasi fati nuk duket të jetë me ju në këtë aspekt. Mendoni vetëm të bëni zgjidhjet e duhura dhe të shpejta. Më të mbarë, do të jenë 6 muajt e vitit. Aty do kulmojë dhe realizimi i njërës prej dëshirave tuaja të vjetra. 

BINJAKËT

Një vit bujar ndaj jush

Të gëzuar, të guximshëm, revolucionarë. Të tillë do të ndiheni gjatë gjithë vitit 2013. Çfarë fati i mbarë, të dashur miq të kësaj shenje, ju pret këtë vit! Shumë situata në jetën tuaj janë të detyruara të ndryshojnë për mirë.

Merrni përparësitë e duhura dhe pastaj mbetet në duart tuaja, nëse ju doni ta ktheni faqen e jetës suaj dhe të përfitoni kënaqësi të mëdha, apo të endeni në ujërat që keni notuar deri tani. Sidomos për gjashtë muajt e parë të vitit, ju mund të bëni çfarë të doni, edhe sikur të rrini  duke numëruar yjet. Pasi fati do jetë me ju. Por kujdes, pjesa e dytë e vitit, nuk do jetë dhe aq e mbarë. Gjatë saj, Binjakët mund të ndjehen të hutuar, të pasigurt. Kujdes. Kjo gjendje mund të dëmtojë planet tuaja, ndaj përpiquni të qartësoheni dhe merrni kurajo, për të ecur para.

GAFORRJA

Një vit gjithë lajme

Jeni të gatshëm për të lënë pas problemet e viteve të fundit? Saturni në Akrep dhe Jupiteri në shenjën e Gaforres, ua mundësojnë këtë. Sidomos për të realizuar pjesën e parë të vitit, dëshirat e papërmbushura në lidhje me punën apo aspektet sociale. Ndërkaq, dashuria dhe familja do t'ju japë pak dhimbje koke këtë vit. Tension, luftë për pushtet, konflikte që ju keni për t’i zgjidhur. Por për këtë, ju duhet një dorezë e fortë hekuri në grushtin tuaj. Pra, kurajo, për t’i përballuar problemet. Dashuria? Këtë vit, do të dorëzoheni para saj. Neptuni, do bëjë që shumë nga ju të shijojnë një histori dashurie të denjë për një film!

LUANI 

Nuk ka pesimizëm, por vetëm besim

Viti 2013 premton të jetë një vit aspak linear për ju. Që do të thotë, se do të përballeni me shumë të papritura përgjatë tij. Në punë, në shtëpi dhe në dashuri, do shfaqni shumë krenari. Por kujdes, në muajt e fundit të vitit, ju duhet më shumë realizëm dhe jo deklarata drastike. Saturni në Akrep mund të krijojë disa vështirësi dhe pengesa për realizimin e qëllimeve tuaja. Por Urani dhe Jupiteri, deri në qershor do të jenë në anën tuaj për të ju ndihmuar të gjeni një zgjidhje të kënaqshme, sidomos në profesion. Në dashuri, të jeni të kujdesshëm. Pasi, nëse konfliktoheni me partnerin, keni rrezik të shkoni deri në gjykatë.

VIRGJËRESHA

Pasion dhe sukses

Viti 2013 do të jetë një vit shumë i mirë për ju, të dashur miq të Virgjëreshës. Problemet ekonomike dhe shqetësimet tuaja familjare, tashmë i kanë ditët e numëruara: Eshtë koha për hakmarrje dhe reagim. Largojeni mërzinë këtë vit, mbi atë ç’nuk keni mundur të realizoni gjatë vitit 2012. Pasi gjatë 2013-ës ju mund të arrini qëllime të rëndësishme në profesion, për të përmirësuar pozitën tuaj të tanishme, apo të zgjidhni problemet e vjetra të familjes. Dashuria? Do të përjetohet mes kontradiktash, por gjithashtu do të jetë shumë pasionante dhe me shumë eros.

PESHORJA

Ndryshime të shumta në jetën tuaj

Plutoni dhe Urani do të sjellin ndryshime të shumta në jetën tuaj përgjatë këtij viti. E ndërsa disa prej jush janë tashmë duke luftuar me hesapet e vitit 2012, apo trazirat e vogla, rezultati është zgjidhja e tyre gjatë pjesës së parë të këtij viti. Por për këtë, do t’ju duhet fleksibilitet dhe përshtatshmëri, tolerancë dhe aftësi për të kuptuar se si duhet që të lëvizni në rrugën tuaj. Kujtoni se vështirësia nuk do t’ju ndahet, por ama ajo mund të lehtësohet. Jupiteri do t’ju shoqërojë deri në qershor me rrezet e tij të fatit dhe mirëqenies. Gjashtë muajt e parë të vitit gjithashtu, do të jenë më të mirë edhe për të marrë vendime, të bini në dashuri, ose për të zgjidhur një problem. 

AKREPI

Angazhim dhe arritje

Saturni në shenjën tuaj, Plutoni tagjent dhe mbrojtja e dyfishtë që ju ofron Neptuni dhe Jupiteri, do të bëjë që  në vitin 2013 të mos ketë asgjë të pamundur për ju, ajo për të arritur qëllimet e karrierës tuaj dhe të familjes. Por, duhet të merrni peshën tuaj të përgjegjësisë. E nëse  pozicioni juaj përmirësohet, automatikisht kjo rrit edhe ngarkesën e detyrave që do t’ju ngarkohen. Dashuria është me vlerë këtë vit. Sepse ju mund të kurorëzoni gjatë tij ëndrrën tuaj, duke gjetur personin e duhur për ju, apo edhe për të zgjidhur problemet e vjetra. Paratë? Aspak problem për ju këtë vit, do të vijnë pa ju munduar shumë.

SHIGJETARI

Qëndroni me këmbët në tokë

Viti i Ri! Një vit ku duhet t’i mbani patjetër këmbët në tokë. Ndoshta për ju, do të fillojë një vit 2013 i shqetësuar dhe i lodhur. Por këmbëngulje dhe vetëm këmbëngulje, do të jetë shumë e dobishme që të jeni në gjendje për të vënë në vend gjërat në jetën tuaj, si në aspektin e punës, ashtu edhe në atë emocional. E paskëtaj, mund të gjeni drejtimin e dëshiruar. Mundësitë që do ju ofrohen, do të jenë edhe pozitive. Megjithatë, ajo është në dorën tuaj për t’i vënë në përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme. Rreziku që ju afrohet këtë vit është që të jeni sipërfaqësor, duke humbur kështu trenin e lumturisë dhe kënaqësive sociale. Prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm në gjysmën e dytë të vitit.

BRICJAPI

Gati për çdo gjë!

Në vitin 2013, ju do të keni mbrojtje të fortë nga Saturni, Plutoni dhe Neptuni. Kjo do të thotë se ju do të jeni të fortë, karizmatikë, të gjallë, të vendosur, racionalë dhe intuitivë, por edhe frymëzues. Aftësi të dobishme për të udhëhequr punën tuaj si edhe për të përmbushur dashurinë e ëndrrave tuaja, të fshehur në sirtar për një kohë të gjatë.

Kujdes, pasi ky do të jetë edhe një vit i gjërave të paparashikuara dhe ngjarjeve të papritura. Prandaj, duhet të jeni gati. Urani dhe Jupiteri, deri në qershor, do të testojnë vullnetin tuaj, duke mbjellë konflikt në familje në veçanti. Por dashuria është fuqia që mund të ndryshojë shumë tek ju: një forcë e fuqishme, dhe e madhe!

UJORI

Një përmbushje profesionale

Jupiteri ndriçon fillimin e vitit 2013, duke shoqëruar hapat tuaj drejt përmbushjes profesionale. Por edhe Saturni ju ka me sy të mirë. Si planeti që mund të veprojë veçanërisht në këtë sektor, ai do shmangë vështirësitë në aspektin e punës dhe duke rritjen e ankthit për të ardhmen. Ndërkaq, në anën tuaj, do të keni edhe Uranin, i cili do të jetë në gjendje për të kthyer faqen e ngjarjeve dhe për të gjetur zgjidhje të reja mbi problemet dhe ngjarjet e paparashikuara në jetën tuaj. Dashuria nuk është në plan të parë, kujdes, çiftet do të përjetojnë një ritëm të emocioneve kontradiktore.

PESHQIT

Parashikon rrahje të forta zemre...

Shenjat të vogla të rimëkëmbjes shoqërojnë fillimin e vitit 2013 për gjithë ju të lindurit e shenjës së Peshqve. Në qoftë se ju keni përjetuar më parë vështirësi, tani do gjendeni të gatshëm për t’i zgjidhur ato deri në gjysmën e dytë të këtij viti. I cili paraqitet i favorshëm, sidomos për punën, dashurinë dhe familjen. Situata juaj do të përmirësohet gradualisht gjatë gjashtë muajve të parë, por kujdes, pasi ajo ju del jashtë kontrollit, në gjysmën e dytë të vitit. Ju mund të gjeni një punë të re, për të rritur kushtet tuaja ekonomike. 2013-ta është gjithashtu edhe viti qëparashikon rrahje të forta zemre për ju. Do të bini në dashuri dhe do të humbisni qetësinë e deritanishme.

''EZEL'' mbas ndarjes, në krevat me Sherezaden duke... 31 Dhjetor 2012


ezel-mbas-ndarjes-ne-krevat-me-sherezaden-duke
Ndërkohë që ditë më parë aktori i njohur turk ishte shumë aktual në mediet ballkanike për faktin se është ndarë nga e dashura e tij për shkak të aktores së njohur Bergüzar Korel, e njohur te publiku shqiptar si Shehrazadja, këto ditë janë bërë publike dhe skenat e para të serialit të ri në të cilin aktrojnë dy aktorët e njohur turq, Kenan Imirzaloglu & Bergüzar Korel.
Seriali me titull “Karadayi”, përveç fabulës interesante që do të përmbajë, në vete do të ketë dhe skena të nxehta, të cilat në shtetin turk janë ende tabu. Pikërisht Kenani (Mehmet Kosova) do të puthet dhe do të realizojë skena intime me aktoren e martuar Bergüzar Korel, e cila është bashkëshortja e aktorit tjetër të famshëm Halit Ergenç, i njohur në rolin e Sulejmanit të Madhërishëm.

Fotolajm: Çifti Berisha në foto ne rinine e tyre


sali-dhe-liri-berisha-300x297

Në këtë foto të rrallë shihet kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëherësh kryeministër aktual i Shqipërisë, Sali Berisha së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha. Kjo foto ku shihet çifti Berisha është bërë shumë kohë më parë gjatë rinisë së këtyre dy personaliteteve tona të njohura.

Është 87 vjeçe por të bënë “zbor”. S’e beson? Shikoje në video dhe do bindesh!

Gjyshja!Është 87-vjeçe, por një gjyshe fantastike dhe shumë befasuese, pasi thjeshtë të le me gojë hapurapo thënë troç; me gisht në gojë!
87-vjeçarja nga gjermaniaJohanna Quaas, është mbajtëse e rekordit Guinnes si gjimnazistja më e moshuar në botë dhe siç dhe do të vërtetoni dhe ju, është në formë të shkëlqyer…!
Për më shumë në videon ku ajo jep spektaklin e saj:

Vdes studentja indiane, që u përdhunua nga 6 meshkuj


NJU DELHI - Ka ndërruar jetë një studente 23- vjeçare nga India, e cila ditë më parë qe dhunuar seksualisht nga disa meshkuj. Siç bëjnë të ditur IBN dhe Albinfo, pas 12 ditësh në spital, studentja (të cilës nuk i bëhet i ditur emri) nuk ka mundur t`u bëjë ballë lëndimeve të rënda të trurit dhe infeksionit të mushkërive, që pësoi prej dhunuesve, njoftojnë mjekët nga klinika Mount Elizabeth Hospital në Singapor, ku ajo po trajtohej. Para se të çohej në Singapor, ajo ishte operuar tri herë në Nju Delhi.
Së paku gjashtë meshkuj sulmuan para dymbëdhjetë ditësh studenten e mjekësisë, teksa ajo gjendej duke udhëtuar me autobus në kryeqytetin Nju Delhi, duke e goditur me shufra hekuri dhe duke e nxjerrë nga autobusi ku ajo ndodhej. Një valë protestash vërshoi në Indi pas këtij krimi të rëndë, në të cilat kërkohet dënimi maksimal për dhunuesit.
Pas vdekjes së studentes ka reaguar edhe kryeministri i Indisë, Manmohan Singh.
Ai ka thënë se kjo vdekje do të ketë pasojat e veta. “Emocionet e shkaktuara nga ky rast brutal duhet të shfrytëzohen për një kthesë të shoqërisë”, ka thënë ai. Për të çuar në vend nderin për viktimën duhen ndërmarrë hapa konkretë. Qeveria po e shqyrton mundësinë e rritjes së dënimit për përdhunuesit seksualë.
/Shekulli Online/M.A./

Mick Jagger, “The Beatles” dhe Beckham mund të futen në kartëmonedha


Drejtuesit e "Bank of England" kanë publikuar një listë prej 150 britanikëve të shquar, të cilët konkurrojnë, që imazhi i tyre të paraqitet në serinë e ardhshme të kartëmonedhave. Njëri nga kandidatët do të zëvendësojë Charles Darëinin, shkencëtarin e famshëm, imazhi i të cilit gjendet aktualisht në kartëmonedhat prej dhjetë funtesh. Ndër të nominuarit janë Mick Jagger, bendi legjendar “Rolling Stones”, të gjithë anëtarët e bendit nga Livepooli, "The Beatles", si dhe Robbie Williams.
Nga sportistët në këtë listë ndodhen David Beckham, lojtari i kriketit, Michael Vaughan si dhe ragbisti, Johnny Wilkinson. Si "favoritë" më të mëdhenj, megjithatë, konsiderohen të jenë William Shakespeare, Winston Churchill, Lady Diana dhe Alan Turing, njeriu i parë që arriti të deshifrojë kodin, me anë të të cilit komunikonin ushtarët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë listë ndodhen edhe emra të tjerë të mirënjohur, në veçanti për britanikët, si John Cleese, Stephen Hawking, Alexander Fleming, Terry Vaughan dhe shumë të tjerë, ndërsa kush do të jetë në serinë e re të kartëmonedhave “F” për vitin e ardhshëm, do ta mësojmë vetëm pas disa javësh.
/Shekulli Online/M.A./

Nicole Minetti: Ronaldo nuk ishte gjë në krevat (FOTO)

1I rëndësishëm në fushë, por jo në krevat.
Cristiano Ronaldo, 27 vjeç, mendohet se ka pasur një aferë me italianen Nicole Minetti, 27 vjeç.
Ish- politikania, që mes të tjerash ka organizuar festat- orgji të Berluskonit, duket se është zhgënjyer nga Ronaldo.
Revista Diva e Donna shkruan se ajo është shprehur se Ronaldo ishte një dështim në krevat.
Brunia me forma seksi është shprehur se pas këtij zhgënjimi, i dashuri tjetër i saj do jetë një napolitan, për të rregulluar gjërat.
Gjatë festave të Berluskonit ajo vishej si murgeshë.

Kur yjet ofendojnë



Në kohën e sotme të rrjeteve sociale dhe rrjedhjes së shpejtë të informacioneve, është lehtë të ndash mendimet personale.
Mirëpo, në disa prej deklaratave të të famshmëve, dikush mbetet i ofenduar. Kështu ishte edhe me Kim Kardasshian e cila në Twitter ka komentuar trazirat të cilat kohë më parë kanë ndodhur në Palestinë.

‘Lutem për të gjithë izraelitët’, kishte shkruar ajo duke nxitur kritika të ashpra dhe ishte konsideruar anti-palestineze. ‘Pa marrë parasysh bindjeve fetare dhe politike, mijëra njerëz të pafajshëm e pësojnë në ato përleshje dhe unë lutem për ata’, kishte shkruar Kim më pas. 

Kur bëhet fjalë për Lindsay Lohan, natyrisht se priten telashet. Arrestime, aksidente trafiku, vjedhje... të gjitha këto i kaluar, mirëpo, ajo kishte nxitur një mal komentesh rreth super-stuhisë Sandy, e cila kohë më parë kishte goditur SHBA-të. 

‘Pse të gjithë janë në panik për shkak të super-stuhisë Sandy, unë e quaj Sally. Mos mendoni më negativisht! Mendoni pozitivisht dhe lutuni për paqe’, kishte shkruar ajo.

Gwyneth Paltrow ka nxitur kritika të afrikano-amerikanëve pasi kishte postuar fotografi nga koncerti i reperëve Jay Z dhe Kanye West me komentin ‘zezakët në Paris’ (Niggas In Paris). 

Edhe pse ky ishte titulli i këngës të cilën ata e kanë kënduar, disa janë ndjerë të ofenduar me atë se pikërisht ajo e ka postuar foton dhe ka bërë një koment të tillë. Edhe Robert Kardashian është gjetur në listën e deklaratave të cilat i kanë komentuar të gjithë. Ai kohë më parë është ndarë nga këngëtarja kosovare Rita Ora dhe ishte i zemëruar pse ajo e kishte braktisur.

Komentet e tij të shëmtuara i ka ndarë me të gjithë në Twitter, duke akuzuar Ritën se e ka tradhtuar me së paku 20 meshkuj të tjerë. Edhe bukuroshja e bujshme Coco kishte nxitur komente pas postimit të saj në lidhje me stuhinë Sandy. 

‘Jam në ballkon e veshur me një bluzë të hapur rozë. Gjinjtë e mi po lagen, është e frikshme. Është errësirë e plotë. Më duket sikur jam në mesin e të vdekurve, duke pritur që të ngrihen Zombit’, kishte shkruar ajo
.

Këngëtaret shqiptare që i nxorën në shesh të gjitha



Këngëtaret Shkëndije Mujaj dhe Bleona Qereti këtë vit kanë thyer rekordin e tyre për sa i përket zhveshjes në krahasim me këngëtaret e tjera të skenës shqiptare.
Bleona, e cila bëri dhe turin e saj gjatë verës në shumë qytete shqiptare, u kap mat teksa ndërronte gardërobën në koncertin e Shkodrës.

Ajo i nxori në shesh të gjitha, ndërsa pas videos publikoi dhe shumë foto të nxehta, provokative dhe nudo sigurisht. Në anën tjetër edhe këngëtarja tjetër Shkëndije Mujaj bëri bujë me fotot e saj nudo dhe të nxehta, me të cilat josh fansat nëpër rrjetet sociale duke kënaqur kështu botën mashkullore me hiret e saja femërore. 

Pjesë e tyre është dhe Genta e ‘BB5’, fotot e së cilës i publikuan pa dashje apo me urdhër të saj kjo mbeti një enigmë e madhe, por një gjë dihet se fotot nudo të Genta Gjalpit mbeten për këtë vit si çështja më e përfolur për fansat e saj.

Nuk ngeli njeri pa diskutuar e komentuar ato, mediat nuk prisnin dot të kenë në dorë ndonjë imazh më shumë të Gentës, foto këto të realizuara nga ish-i dashuri i saj Rubens Shehu dhe të publikuara në një faqe pornografike, account të cilën e kishin hapur që të dy si çift
.

Këngëtarët që do të paguhen nga 2 ? 7 mijë euro




Nga 2 mijë euro deri në 7 mijë euro do të lëvizin çmimet, me të cilat do të paguhen këngëtarët e skenës shqiptare të cilët do të performojnë nëpër evente të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë.
Ne kemi zgjedhur një listë të disa prej këngëtarëve më të kërkuar të cilëve ua kemi mësuar dhe shifrën e pagesave për mbrëmjen e ndërrimit të viteve. 

Kështu, këngëtarja e njohur Genta Ismajli do të këndojë në diskotekën ‘Insomnia’ në Zvicër dhe për këtë mbrëmje do të paguhet 3 mijë euro. Dafina Zeqiri do të paguhet gjithashtu 3 mijë euro dhe së bashku me Adrian Gaxhën dhe Florianin do të këndojnë në diskotekën Rinora4, po ashtu në Zvicër dhe do të paguhen 4 mijë euro. 

Po në këtë diskotekë natën e dytë do të performojnë Elvana dhe Flori, të cilët do të paguhen nga 3 mijë euro, gjegjësisht Flori 4 mijë euro dhe Capital T, i cili do të paguhet 2 mijë euro. Eli Fara dhe Shkëlzen Jetishi do të këndojnë në Prishtinë, Eli do të paguhet 3 mijë euro, kurse Shkëlzen Jetishi 5 mijë euro. 

Edhe Labinot Tahiri do të këndojë në Prishtinë, ky një nga këngëtarët më të kërkuar dhe më të paguar të momentit. Në hapjen e diskotekës Duplex në Zvicër natën e dytë të Vitit të Ri do të performojë pop diva Adelina Ismaili, e cila për këtë mbrëmje do të paguhet diku më shumë se 7 mijë euro, rekord ky i cili për momentin nuk është thyer nga ndonjë këngëtare tjetër.

Capital T ? 2 mijë euro
Eli Fara ? 3 mijë euro
Genta Ismajli ? 3 mijë euro
Tuna ? 3 mijë euro
Dafina Zeqiri ? 3 mijë euro
Elvana Gjata ? 3 mijë euro
Zanfina ? 3 mijë euro
Adriani & Floriani ? 4 mijë euro
Flori Mumajesi ? 4 mijë euro
Labinot Tahiri ? 5 mijë euro
Sinan Vllasaliu ? 5 mijë euro
Shkelzen Jetishi ? 5 mije euro
Adelina Ismaili ? 7 mije euro
 

Motrat “velina”



Bionde, në vitin e tretë për finance dhe brune, në vitin e dytë për shkenca politike. Thënë kështu, nuk ka asgjë të çuditshme, tek këto dy motra. 

Megjithatë, Viola dhe Petrula, kanë diçka më shumë se dy të reja të zakonshme. Ato janë velinat e “Fiks-Fare”, velinat më jetëgjatë të emisionit më të njohur investigative në vend.

Ditën e premte, të dyja, nga studio e “Pasdites” në “Top-Channel”, treguan jetën e tyre dhe tre vitet përkrah Saimirit dhe “Doktorit”.

Pasdite në “Top-Channel” ? Si gjendeni në këtë format? Nuk mërziteni me praninë e njëra-tjerës?
Petrula: Ka raste. Të dyja ia themi njëra-tjeteës, mundohemi të gjejmë pak hapësirë të shkëputemi. Shkollë, mëngjes, kafe, balet, punë, shpi, gjithë ditën i bie bashkë.
Viola: Motrat përgjithësisht qëndrojnë bashkë, por ne na bashkon edhe puna. Sikur të mos ishim motra, prapë bashkë do të qëndronim, por ndonjëherë na duket sikur më shumë se motra, jemi edhe kolege.

Pasdite ? Jeni shumë të ngjashme, por duhet të ketë gjëra që nuk i ndani bashkë?
Petrula: Padyshim, unë vazhdoj për shkenca, Viola për financë dhe takojmë të dashurit që nuk i kemi të njëjtit.

Pasdite ? Pra, cilat janë historitë tuaja të fshehta, për publikun? 
Viola - Unë kam tre vjet me Marionin dhe jemi shumë të lumtur akoma. Tani do të bëjmë një udhëtim. Është një karakteristikë për të dy që jemi të qëndrueshëm, jemi të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.
Petrula ? Viola është gjithmonë e përgjegjshme. i dashuri im nuk është person publik, nuk kam çfarë të them. Personalisht pretendoj të kem në krahë një njeri si unë, që të përshtatet, por nuk është se jam e dhënë pas famës, që të zgjidhja dhe personin përkrah të famshëm

Pasdite ? Përse mendoni se keni zgjatur tre vjet, më shumë se çdo çift tjetër vajzash më parë?
Viola ? Mendoj se kjo lidhet me përgjegjshmërinë dhe korrektësinë, jo se të tjerat se kanë pasur, por ne kemi lënë edhe shkollën e i jemi dedikuar “Fiks”-it. Plus, nuk kemi pasur probleme me njëra-tjetrën. Mbi të gjitha, besoj se gjithçka lidhet me pëlqimin tek publiku. 

Pasdite ? “Fiksi” është hyrja juaj e parë në botën e spektaklit, pak kohë pasi u zhvendoset nga Korça në Tiranë. Si ndodhi kontakti me këtë emision?
Petrula: Viola e ka pasur gjithmonë shumë dëshirë diçka të tillë, ishte ajo nismëtarja.
Viola: Është e vërtetë se që e vogël më pëlqente shumë televizioni, por jo aktrimi, pasi e di që nuk kam talent. Kur u shpallën audicionet, i bëra një surprizë dhe mbusha formularet për të dyja. Kur Petrulën e telefonuan, ajo mbeti e shtangur dhe e emocionuar, pasi nuk e dinte apo e priste diçka të tillë.

Pasdite 
? A ishte e vështirë në fillim, që përkrah Saimirit dhe Doktorit t’i përshtateshit rregullave të emisionit dhe të ruanit seriozitetin pavarësisht batutave të tyre.
Viola: Në fillim na dukej më e lehtë, por kur futesh, sheh vështirësitë e vogla dhe njerëzxit që nuk i njeh. Batutat e tyre ishin pak ngacmuese, por edhe me ne ishin më tolerante më parë. Tani jemi ditë e natë me ata, ndajmë shumë gjëra dhe jemi mësuar.

Pasdite ? Sa ju ka ndikuar “Fiks Fare” në jetën tuaj të përditshme?
Petrula: Personalisht, informacionet që kam marrë më kanë ndihmuar shumë në shkollë, edhe sepse shkencat politike kanë shumë të bëjnë me problematikën e jetës së përditshme.

Pasdite - Viola, the që nuk ke talent, por je e bukur, ke tre vjet në ekran, kërcen. Nuk të ka shkuar në mendje përse ekonomiku dhe jo një shkollë tjetër e lidhur më shumë me spektaklin?
Viola: Këtu ndërhyri edhe familja, pasi nuk është se kisha synim timin. Logjikova për mirë për momentin dhe punën që do të më mundësohet më vonë pas Fakultetit. Sivjet diplomohem, e nuk e di a do të vazhdoj direkt në botën time, pasi dua të provoj mundësitë që të çaj në botën e spektaklit

Pasdite - Kush ta nguliti idenë e mungesës së talentit?
Viola: E kuptova vetvetiu, e shikova vetë veten, jam pak tip i ndrojtur, emocionohem kur ka njerëz.

Pasdite ? Ju merr shumë kohë sistemimi i vetes?
Petrula: Na harxhon kohë, por jo dhe aq shumë.
Viola: Ky është pasioni im, të rregulloj veten. Nuk ri dot pa rregulluar flokët, por nuk ri gjithë kohën kaq e kuruar, sidomos gjatë paradites, pastaj grimohem.

Pasdite ? Do e shënoni në “CV” eksperiencën tuaj në “Fiks-Fare”?
Petrula: Patjetër, është pjesa më e bukur e jetës sonë. Kjo është puna më e bukur që mund të bëjë një vajzë, sidomos në këtë moshë. Për më tepër, kjo punë, na ka bërë që të jemi të pavarura.

Pasdite ? Çfarë do të thotë të jesh e pavarur në këtë moshë?
Viola: Na ka mundësuar të jemi të pavarura që në moshë të vogël, jo vetëm prej pagesës, por edhe për shkak të vendimarrjes dhe kjo na ka rritur. 
Petrula: Puna të jep pavarësi, kjo ditet. “Fiksi” është një trampolinë shumë e mirë për t’u zhvilluar më tej.

Pasdite ? A do të vijë një edicion i katërt i “Fiks-Fares”?
Viola: Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, por nëse propozojnë, nuk e dimë si do të përgjigjeshim. 

Horoskopi ditor, 31 dhjetor 2012



Dashi

Jeta ne cift do jete mjaft e qete. Do bashkepunoni per cdo gje me ate qe keni ne krah dhe nuk do ngurroni t’i thoni sa shume e doni. Beqaret, fale Merkurit do kene ndryshime ne jeten sentimentale. Per nje here te vetme lereni veten te udhehiqeni nga emocionet e momentit. Do shpenzoni jashte mase kete te shtune, por per gjera te domosdoshme. Gjithsesi mos e teproni!
Demi

Do ndiheni te dashuruar dhe do dashuroni shume gjate kesaj dite. Do jete nje dite mjaft e mire si per ciftet ashtu edhe per ata qe jane vetem. Beqaret do te flirtojne edhe me teper dhe do perdorin nje strategji te vecante per te bere per vete ata qe kane enderruar. Edhe pse nje shume parash do t’i shtohet financave tuaja duhet te tregoheni te matur me shpenzimet qe do beni.
Binjaket

Ju qe keni nje lidhje do tentoni gjera te reja sot. Do ndiheni mire prane atij qe doni. Fale mbeshtetjes se Venusit, beqaret do e shohin te ardhmen e tyre sentimantale me me shume optimizem. Mundesite qe do iu dalin kete te shtune do i mendoni me kujdes dhe nuk do nxitoheni. Mos shpenzoni me sy mbyllur sot sepse edhe financat e kane nje kufi dhe mund te shterrojne.
Gaforrja

Jeta sentimentale e cifteve nuk do jete shume e mbrojtur gjate kesaj dite. Ata qe kane pasur probleme kohet e fundit mund te shkojne edhe deri ne nje ndarje. Te tjeret do kene debate te zjarrta. Beqaret nuk do jene fare ne humor te kerkojne dashurine sepse do e kene mendjen gjetiu. Mos merrni vendime ne planin financiar sepse do gaboni dhe veshtiresite do jene te medha.
Luani

Ciftet do jene sa sensuale aq edhe romantike. Sirenat e kenaqesise do te ndizen perseri dhe do iu duket vetja si ne enderr. Pefitoni sa me shume! Venusi do krijoje nje klime te tille qe zemra t’iu rrahe fort. Jane me teper beqaret qe do jene te favorizuar gjate kesaj dite. Ne planin financiar do keni disa turbullira, por nese ulni shpenzimet situata edhe mund te mos perkeqesohet.
Virgjeresha

Nese keni pasur disa mosmarreveshje me partnerin tuaj beni cmos te pajtoheni sot sepse me vone gjerat do te veshtiresohen me shume. Nje takim vendimtar do te ndodhe per beqaret dhe jeta e tyre sentimentale do te stabilizohet njehere e pergjithmone. Persa i perket sektorit financiar, do e menaxhoni me seriozisht dhe me maturi. Nuk priten as tronditjet me te vogla. Perfitoni!
Peshorja

Hena do ndikoje mjaft pozitivisht edhe per ciftet binjake. Do te kete rindezje te pasionit per ata qe kishin rene ne qetesi. Zemrat e vetmuara do kene takime vendimtare te cilat do iu ndryshojne jeten pergjithmone. Nese keni menduar te beni trensaksione financiare, te blini ndonje shtepi apo dicka tjeter, bejeni! Planetet do jene me ju dhe do ruajne ekuilibrin financiar.
Akrepi

Emocionet qe do perjetoni ne jeten ne cift do jene shume te medha dhe ne disa momente do iu duket vetja sikur jeni mbi re. Eshte dite e pershtatshme edhe per te ndrequr edhe disa gabime qe keni bere kohet e fundit. Dashuria per beqaret do jete e favorizuar. Do jeni te parrezistueshem! Plutoni do iu ndihmoje te rregulloni situaten financiare dhe te tregoheni me te matur.
Shigjetari

Venusi do sjelle lumturi pa fund per te gjithe ata qe jane ne cift. Eshte momenti i duhur per te qendruar me afer partnerit dhe per te harruar hatermbetjet. Beqare do llastohen nga yjet dhe do i shohin me me qartesi gjerat. Do takoni dike dhe do jeni n te njejten kohe pasionante, romantike dhe te matur. Financat do te perballen me nje problem relativisht te madh. Mos jepni hua!
Bricjapi

Ju cifte nuk duhet te shqetesoheni fare sot. Lidhja juaj do jete e qendrueshme dhe do pergatisni edhe nje darke te mrekullueshme. Shfrytezojeni sa te mundni kete dite te fundit te vitit. Beqaret perseri do jene te merizur dhe duke mos e gjetur dashurine do mendojne se ajo nuk ekziston. Beni durim dhe do ndryshoni mendim! Te nxitur nga Plutoni do beni cmos te rregulloni buxhetin. Bravo!
Ujori

Mjedisi yjor do jete mjaft i pershtatshem per jeten ne cift. Fakti qe partneri do iu komplimentoje do iu beje edhe me euforik. Mos harroni edhe ju te mendoni per te dhe ta beni te ndihet mire! Beqaret do te shnderrohen ne kampione te joshjes. E keqja gjete kesaj dite eshte se do iu pelqejne shume persona dhe nuk do dini ke te zgjidhni. Financat do i menxhoni edhe me mire.
Peshqit

Do jeni shume romantike gjate kesaj dite dhe do beni gjithcka qe ai qe keni ne krah te ndihet i lumtur qe iu ka juve prane. Do ia arrini qellimit! Disa beqare edhe pse nuk e kane menduar dhe nuk e prisnin aspak do bien ne dashuri. Do keni nje lidhje te kendshme dhe te mbushur me ndjenja. Shfrytezojeni! Merkuri do iu sjelle fat ne sektorin financiar, megjithate ju duhet te kujdeseni edhe per shpenzimet.

Sunday, December 30, 2012

Njeriu qe Bëri tatuazh të gjitha vrasjet merr $30.000 shperblim si i papune


anthony-garcia-293jt030512

Anthony Garcia  Njeriu i cili shokoi ameriken me tatuazhet e tij perverse dhe satanike ,kete vit ai perfitoj 30.000 dollar shperblim si i papune . Kalifornia  ofron një maksimum prej $ 450 për një javë deri në 26 javë, edhe pse një seri e zgjerimeve kanë lejuar disa të papunë afatgjatë të mbeten të ligjshëm për 73 javë të tjera. Në Kaliforni, përfitimet janë financuar tërësisht nga punëdhënësit, të cilët paguajnë një taksë në $ 7000 nga paga e çdo punonjësi. Familja dhe miqtë e tij kishin mbledhur mbi $ 30.000 e përfitimeve të j papunësisë se tij gjate kohes qe ai qendronte ne burg. Paratë u përdoren për të ndihmuar aktivitetet e bandës, sipas një zëdhënësi për departamentin e sherif qarkut.Garcia supozohet marrë $ 1600 në muaj në sigurimin e papunësisë në mes të tetorit të vitit 2008 dhe marsit 2010.Babai dhe e dashura e tij një pjesë të paravete papunsise ju depozituan  në llogarinë e Garcia e burg, dhe nje pjesë te anëtarëve të tjerë të bandës burgosur, Mike Parker, një zëdhënës i Departamentit të Los Angeles County Sherif, i tha LosAngeles Times./daily-gossip.com

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews