Saturday, September 1, 2012

Ja pse Gjyste Vulaj lë muziken . .


Shtatzënia ka bërë që këngëtarja Gjyste Vulaj të anulojë shumë koncerte e mbrëmje muzikore, ndërsa nga muaji shtator ajo do të shkëputet krejtësisht nga angazhimet deri pasi ta lindë foshnjën.
“Shtatzënia po më ecën krejt ndryshe se nga ç’prisja, më duhet të kem shumë kujdes, mjekët më kanë rekomanduar veç pushim, gjë që nuk pata mundësi t’i përmbahem… Jam si lule e këputur, jam pa qejf, e urrej këtë gjendje shtatzënë, me komplikime, tableta, injeksione, mërzitje. Por meqenëse e dua shumë bebushin e sapokrijuar, s’po më pritet ta mbaj në duar, të më falë gëzim, sepse më ka marrë malli për gëzim e kënaqësi shpirtërore”.
“Sa i përket profesionit, për shkak të shtatzënisë në gjendje kritike, e cila është shoqëruar edhe me probleme shëndetësore të tjera (kam fituar edhe bronkit), jam detyruar të anuloj disa shfaqje. Dhe nga shtatori deri në marsin e vitit 2013 do shkëputem krejtësisht nga angazhimet profesionale”, ka thënë këngëtarja për Panorama Plus.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews