Wednesday, January 30, 2013

Digjet pallati ku u xhirua seriali ”Sulejmani i madhërishëm”


Si rezultat i neglizhencës së madhe, para katër ditëve në Turqi është djegur tërësisht ndërtesa e Universitetit të Gallatasarajit, duke bërë kështu që të shuhet deri në themel objekti i vjetër prej 142 vitesh. Kjo ndërtesë e vjetër ka shërbyer si objekt për të studiuar, ndërsa zjarri është shkaktuar nga tubat, të cilët kanë shpërthyer dhe instalimi i dobët dhe jo i kontrolluar për një kohë të gjatë. Megjithëse rojet e sigurimit kanë ndërhyrë në kohë, kjo gjë nuk ka ndikuar që zjarri të shuhet, por pas ndërhyrjes së flotës detare pasi pallati gjendet në bregdet, për vënien në kontroll të zjarrit janë dashur tri orë. Pas shpërthimit të tubave, kontakti i tyre me telat elektrikë ka bërë që flakët të marrin dhenë dhe të përhapen në përmasa të mëdha. Dy ditë pas zjarrit thuhet se janë zhdukur dokumente konfidenciale nga zyrat e Universitetit. Ndërtimi i këtij objekti historik është bërë në kohën e sulltanit Abdul Aziz Ibrahim Tevfik, ndërsa është dizajnuar nga arkitekti Sarkis Balyan në vitin 1871 me tri kate nën dhe dhe katër lart, kurse e njëjta ndërtesë është përdorur për xhirimet e serialit të famshëm “Sulejmani i madhërishëm”.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews