Wednesday, January 30, 2013

I futet biznesit, Sulejmani i madhërishëm investime disamilionëshe në Janinë


Të gjithë të pasionuarit pas Sulltan Sulejmanit, tashmë mund të lexojnë një lajm shumë të mirë për të preferuarin e tyre, pasi sipas mediave turke dhe greke, aktori i njohur turk, Halit Ergenc, i cili luan rolin e Sulejmanit të madhërishëm, ka blerë një sipërfaqe të madhe toke në fshatin Meteora të Janinës. Në raport thuhet se është pretenduar që aktori Halit Ergenc ka pak ditë që ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e tokës, ku thuhet se do të ndërtojë disa komplekse të mëdha turistike dhe afariste, një pasuri që do t’i shtohet Halitit i cili gjithashtu mendon që në këtë vend të ndërtojë dhe një vilë luksoze për nevojat e tij personale: pube, kafe, restorane, dyqane të ndryshme e butikë, apartamente luksoze, të gjitha këto janë planifikuar që aktori i njohur t’i ndërtojë në Janinë. Me këtë rast edhe fansat shqiptarë, të cilët do kenë rastin që të vizitojnë këtë pjesë nga Janina, do të kenë rastin ta takojnë të preferuarin e tyre të telenovelave turke.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews