Monday, January 28, 2013

Miliarderi indian u dha bakshish 2.000 euro kamarierëve në Ohër


Subrata Roy dje vizitoi kampin Lubanishtë dhe drekoi në restorantin “Markoni” tek “Sveti Naum”. Ashtu si më parë shprehu admirim për klimën, njerëzit këtu dhe e theksoi përsëri se këto janë pjesë të arsyeve pse ai vendosi të investoj këtu.
I kënaqur nga kamarierët e restorant Markoni, ai u la atyre një bakshish prej 2.000 euro, transmeton shqipmedia.
“Klima luan rol shumë të rëndësishëm në projekte të tilla. Kam qenë këtu në verë, desha ta di si është në dimër dhe për këtë u realizua kjo vizitë. Kur punon me biznesin e turizmit, duhet të merren parasysh të gjitha gjërat, gjithashtu edhe klima. Kjo është një arsye më shumë pse ne jemi këtu. Dua të shtoj se që kur erdha për herë të parë në këtë vend të bukuar më kanë pëlqyer bukuritë e vendit, por mbi të gjitha edhe populli i vet. Ata janë pasuri më vete. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë, qyteti i Ohrit më duket sikur të ishte pjesë e jetës sime të mëparshme. Në atë moment filluan planet tona”, tha Roy.
Ndryshe, biznismeni indian Roy do të investojë qindra milion euro në Ohër.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews