Wednesday, January 30, 2013

5 vjeçarja ngrihet në këmbë pas 321 operacioneve (FOTO)


Duke parë buzëqeshjen e saj të ndritshme është e vështirë të besohet guximi i saj pas 321 operacionesh.
Tilly Sawford u dogj në banjë kur ishte foshnjë, duke pësuar djegie në 86% të trupit, kur mjekët thanë se kishte vetëm 5% shanse për të mbijetuar.
Por tashmë ajo tregon se ndihet më mirë dhe se me zor po pret që të shkojë në shkollë qe të luajë me shokët e saj.
Tilly u dogj në mars të vitit 2009 pasi i ra ujë i nxehtë në trup, gjatë kohës që ishte në dush, teksa vëllai i saj e kthehu aksidentalisht ujin nga i nxehti.
Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm prindërit e saj Emma dhe Kyle Sawford dëgjuan plot pesë herë me radhë nga goja e mjekëve se vogëlushja nuk do arrinte të mbijetonte.
Gjatë rrëfimit të historisë së dhimbjes së saj dhe së të bijës, Emma 26 vjeç tregon se si zbriti poshtë pasi dëgjoi ulërimën dhe pa që Tilly ishte në vaskë.
“E gjeta vajzën pa ndjenja, e mora në krah por lëkura e saj më mbeti në duar, e çova me urgjencë në spital ndërsa bota po më përmbysej…mendova se e humba time bijë. Mjekët më thanë se nuk kishte shanse për të shpëtuar. E çuam vajzën në Queen’s Medical Centre në Nottingham, ku mësuam se duhej urgjentisht ti nënshtrohej një operacioni. Mjekët përdorën pjesë nga peshkaqeni dhe lopa për ta ndërthurur me lëkurën e saj. I vetmi vend ku ajo nuk u dogj ishte fytyra”, shprehet Emma, citon noa.
Pak kohë më parë Tilly bëri operacionin e saj të 321 në spital dhe fatmirësisht mund të ecë, edhe pse me paterica, por fatmirëisht mund të qëndrojë pa e mbajtur njeri.
5 vjeçarja ka dy vëllezër, Toby 8 vjeç, Kaden 6 vjeç dhe një motër Elise 3 vjeç. Mjekët e spitalit në Nottingham shpjeguan se ky ishte rasti më i keq i djegieve në historinë e punës së tyre dhe e kanë pagëzuar 5 vjeçaren Tilly si një triumf të gjallë.


Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews