Sunday, January 27, 2013

50 gjerat qe kemi “harruar” t’i bejme prej vitesh



Risitë teknologjike të thjeshtësojnë jetën. Aksiomë e kohëve moderne për të gjithë, përjashto nostalgjikët. Ata që “qajnë” gjërat që kanë “harruar” të bëjnë prej momentit kur teknologjia mori superxhiro. Kompania “Mozy” ka dizenjuar një grafikë fotosh, duke përmbledhur 50 gjërat, që s’përdorim ose nuk bëjmë më. Më poshtë po përmendim disa nga më kryesoret.
Telefoni 
Telefoni, sidomos ai fiks, është natyrisht një nga gjërat më të dukshme në këtë listë, edhe sepse celulari i ngjan gjithmonë e më shumë një kompjuteri portabël. Mirëpo, kurioz është edhe fakti që nuk përdoren edhe aq shumë telefonat publikë e as nuk kemi më “xhetonat” e famshëm nëpër xhepa, që na jepnin mundësinë të flisnim me këto telefona.
Udhëtimet
Edhe mënyra e udhëtimit ka pësuar modifikime thelbësore. Megjithëse jo të gjithë kanë reshtur së vajturi në agjencinë e udhëtimit për t’u njohur me ofertat, apo për të prenotuar pushimet, pjesa më e madhe e jona tashmë përdor internetin për të njohur destinacionet më ekzotike.
Shikimi e dëgjimi
Besojeni apo jo, por edhe mënyra e të shikuarit ka ndryshuar radikalisht në kohë. Videokasetat kanë dalë fare nga qarkullimi dhe ato “VHS” të filmave të vjetër me seri si “Rocky”, apo “Terminatori”, tashmë janë vetëm për koleksionistët. Kjo, sepse tashmë preferojmë të shohim filmat në DVD, por edhe në ndonjë faqe “streaming” ose në ‘Youtube’. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për muzikën. Kasetat e famshme kanë “vdekur” prej kohësh, por janë një nga objektet që kujtohen me nostalgji, bashkë me disqet.
Letrat
Ka hapësirë edhe për pak romanticizëm. Askush nuk blen më lule, vetëm për t’i pasur në shtëpi. Ndoshta, ndonjë bashkëshort i përkushtuar e bën ende në ditën e përvjetorit të martesës, por me siguri që nuk shkruan fjalë dashurie në ndonjë letër. Tani i dërgohen partneres “sms”, apo edhe “e-mail”-e të gjata, por ka shumë mundësi që t’i dërgohet edhe ndonjë mesazh të mbushur me emocione në “WhatsApp”, pikërisht në momentin kur ajo është duke blerë ndonjë gjë. Në dyqan? As që bëhet fjalë, por vetëm “online”. (Temp)

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews