Monday, January 28, 2013

Liliana Kondakçi: Nuk jam arrestuar ndonjëherë, kam qenë në një… “shtëpi pushimi”


Pas kryerjes së dënimit ne Itali per trafikim lëndësh narkotike, këngëtarja Liljana Kondakçi, e ftuar ne emisionin ”Zonë e Lirë” e mohon faktin e arrestimit.
Nuk jam arrestuar asnjëherë. Kur isha në Selanik mora vesh që një polic ishte interesuar për mua. E telefonova atë dhe bisedova. Më tha se ke çështje të pambyllura. Dhe unë shkova vetë në Itali dhe i mbylla”, u shpreh Kondakçi.
E pyetur se si ka kaluar në burg, Liljana kundërshtonte të përgjigjej, kështu që Çani e pyeste se si kishte kaluar në “shtëpinë e pushimit”.
Tmerr kur mendon se ishte diçka që duhej bërë… por kam kaluar shumë mirë, jam kënaqur shumë, më kanë trajtuar me një respekt të jashtëzakonshëm, ndërsa familja më ka ndenjur shumë pranë. Sa herë kemi pasur mundësi, kemi biseduar në telefon apo jemi takuar.”
Ajo shprehet se gjatë qëndrimit aty fitoi edhe respektin e gardistëve.
Respekti i tyre ishte shumë i madh, Pastaj duke më njohur edhe më shumë si personazh, më respektonin edhe më shumë.”
Ajo shprehet se nuk është ndjerë aspak mirë për atë çfarë mediat kanë shkruar.
Normal që nuk të vjen mirë, aq më tepër pa një bazament direkt. Por, tani gjërat kanë kaluar dhe është momenti që t’i harrojmë këto e të nisim një etapë të re edhe me gazetarët. Jemi të gjithë shqiptarë, kam shumë miq dhe gjithnjë kam qenë e privilegjuar”, pohon ajo.
Lilijana shprehet se edhe bashkëshortit të saj, Bahri Fugës, i ka ardhur mjaft keq, e megjithatë ajo pohon se ka 41 vite me bashkëshortin  dhe ia kalojnë shkëlqyeshëm.
Ajo tregon se kur u largua nga burgu , “shtëpia e pushimit”,  një vajzë ukrainase rreth të 40-ave  e vuajti shumë largimin e saj, pasi ishin bërë mikesha.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews