Wednesday, January 30, 2013

Demi Moore e ka gjetur “shpirtin binjak” te nje tjeter VIP?

Aktorja duket se sheh te kolegu i saj i nje partner te ri...spiritual

Burimi:

The Sun


Demi Moore dhe Russell Brand raportohet se janë bërë "miq special?", pasi të dy janë të çmendur pas jogas. Flitet se ata të dy kanë nisur një marrëdhënie të afërt, sidomos pas takimit të tyre në ekzibicionin "Stanley Kubrick", gjatë javës së kaluar në Los Angeles. Qarkullojnë zëra se hapat e parë të miqësisë i hodhën që përpara Krishtlindjeve e madje duke përfituar nga dashuria e tyre për ushtrimet spirituale, Russell është duke i mësuar Demit disa manovra të reja. "Ata kanë shumë gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin - ka rrëfyer një burim i afërt -. Russell po i jep leksione asaj edhe mbi disa lëvizje të reja të jogas. Demi po e pëlqen së tepërmi këtë marrëdhënie te re me të". Po a mund të lulëzojë diçka më shumë se miqësia mes tyre? Vetëm koha do ta tregojë...

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews