Wednesday, January 30, 2013

Adrola Dushi: Djemte tremben para nje femre te buk


Ajo u be shume e njohur pas marrjes se titullit “Miss Universe”, ku bukuria e saj, spikati mes shume vajzave te tjera. Kjo eshte Adrola Dushi, e cila perfaqesoi Shqiperine ne “Miss Univers”, ku megjithese shihej si nje nga favoritet nga mediat nderkombetare bashke me “Miss Afriken e Jugut”, fatkeqesisht, nuk arriti te seleksionohet as ne “Top-16”. Pavaresisht se la shume pershtypje pozitive gjate periudhes se pergatitjeve dhe sherbimeve fotografike te realizuara para konkursit zyrtar, ajo nuk u votua nga juria e “Miss Universe”, per te qene se paku mes 16 me te bukurave te planetit. Adrola ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter”, ka treguar si u be pjesemarrese ne “Miss Albania” dhe emocionet nga pjesemarrja ne “Miss Universe”. Nje nga qellimet qe i ka vene vetes Adrola, sic shprehet ne kete interviste, eshte qe ajo te jete po ajo vajza e thjeshte, para se te merrte titullin Miss.
Si u bete pjese e konkursit “Miss Albania”?
Kisha degjuar shume per konkursin e bukurise “Miss Albania” dhe vendosa qe te isha edhe une pjese e saj, kuptohet qe me pare konkurrova pas njoftimeve te dhena, se po organizohej ky spektakel. Me pas, cdo etape u kalua me perzgjedhjen time dhe ne fund i gjithe rrugetimi im ne “Miss Albania”, u finalizua me kuroren e “Miss Universe Albania”.
Ju shtyu dikush qe te ishit pjesemarrese ne kete konkurs bukurie?
Me lart thashe se vendosa vete, por nje nder arsyet qe une u shtyva te merrja pjese ne seleksionimet e ketij konkursi bukurie, ishin edhe fjalet e gjithe njerezve qe me rrethonin. Ne nje fare menyre, ma imponuan qe une te isha konkurrente ne “Miss Albania”.
A keni qene me pare pjese e kompeticioneve te bukurise?
Jo, nuk kam marre pjese ne ndonje kompeticion tjeter bukurie, kjo ishte per mua pjesemarrja e pare dhe ku une godita ne shenje.
Sa ka ndryshuar jeta juaj pas marrjes se ketij titulli?
Nuk mund te them se ka ndryshuar rrenjesisht, pasi jam natyre qe me pelqen te qendroj me kembe ne toke. Sigurisht qe marrja e nje titulli “Miss”, nuk eshte dicka qe te ndodh cdo dite, por une dua qe te fokusohem ne projektet e mia ne fushen e modes, si brenda dhe jashte Shqiperise, pa anashkaluar faktin qe ne thelb jam po ajo vajza qe kam qene, para se te marr kete titull bukurie.
Menjehere pas marrjes se titullit, ju perfaqesuat Shqiperine ne “Miss Universe”, si u ndjete mes vajzave te tjera?
U ndjeva shume mire sigurisht, pasi ai eshte nje kompeticion ku vertet ke mundesi te besh edhe shume njohje te reja. Cdo vajze aty shkon si nje ambasadore e vendit, qe perfaqeson dhe nje moment shume i bukur per mua, ishte edhe sfilata me veshje tradicionale. Nje eksperience shume e bukur, qe vertet do te mbetet gjate ne kujtimet e mia.
Jeni kthyer keto dite ne Shqiperi, ku ishte udhetimi juaj i fundit?
Pas konkurrimit ne “MISS UNIVERSE”, i cili u zhvillua ne Las Vegas, perfitova nga rasti dhe u ktheva ne New York per te kaluar disa dite pushimi me familjen time.
Cila eshte gjeja e para qe bete pasi moret kuroren e bukurise si “Miss”?
Megjithese kane kaluar disa muaj tashme, me duket sikur ka ndodhur dje, sepse ishte nje nate shume e bukur dhe e vecante per mua dhe per te afermit e mi. Nuk me kujtohet se cfare ishte gjeja e pare qe kam bere, sepse kam qene shume e emocionuar, por kujtoj se festuam gjate. Menjehere, fillova te mendoja per udhetimin tim ne Las Vegas drejt konkursit “Miss Universe”.
A eshte lodhshme jeta si “Miss”, apo mesohesh me kete ritem?
Po, ne te vertete eshte pak e lodhshme. Kam nje dite te ngarkuar, ndryshe nga ditet e mia para marrjes se titullit, Megjithate po mesohem me kete ritem dhe mbi te gjitha me pelqen te eci para ne karrieren time.
Cfare te eshte dashur te sakrifikosh per hir te kurores?
Nuk me eshte dashur te sakrifikoj asgje me te vertete, pervec oreve te gjata te gjumit.
A ju jane rritur kerkesat nga djemte per t’ju njohur?
Nuk e di pse, por jo vetem qe nuk me jane rritur, po kam vene re, se ata tremben nga une. Ndoshta, duhet te jete e veshtire qe te mbash ne krahe, nje femer te bukur.
Ju momentalisht me cfare merreni?
Une jam studente ne nje nga universitetet private te kryeqytetit, ku studioj per marredhenie me publikun dhe komunikim, nje dege qe mua me pelqen shume. Gjithashtu jam shpesh e angazhuar edhe me projekte, qe kane lidhje me fushen e modes.
Sa kohe ne dite i kushtoni imazhit tuaj?
Shume pak dhe po them me modesti, se besoj qe s’kam shume nevoje. (Qesh)
A del nje “Miss” ndonjehere ne rruge e pa lyer dhe nese po, cilat jane reagimet?
Po. Sigurisht qe dal dhe reagimet kane qene dhe jane me pozitive kur une jam e pa lyer.
Cfare prisni pas marrjes se kesaj kurore bukurie?
Do mundohem te bej me te miren time, duke mos hequr dore nga ajo qe une jam ne te vertete dhe nga synimet e mia sigurisht.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews