Sunday, January 27, 2013

NASA po fsheh provat për alienët


Një denoncim është publikuar në internet përmes një videofilmimi, duke akuzuar agjencinë hapësinore amerikane NASA se ajo po fsheh provat që ekzistojnë mbi praninë e jashtëtokësorëve dhe penetrimin e tyre në planetin Tokë.
Në kanalin e tij në YouTube, denoncuesi që mban emrin e përdoruesit rob19791, ka publikuar shoqëruar me tekst, pamje të një forme të pazakontë e cila fluturon diku afër Diellit.
Përdoruesi i kanalit YouTube ‘rob19791’ thekson se NASA po fsheh provat për ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe këtë e përforcon duke publikuar se regjistrimin e ka bërë observatori i NASA dhe nëpërmjet internetit e ka dërguar në Tokë.
“Unë mendoj se kjo është dëshmi që agjencia hapësinore NASA hesht për këtë çështje. Kjo është hera e tretë gjatë muajve të fundit që në bazë të regjistrimeve të kësaj agjencie ka pasur dëshmi për UFO-t”, deklaron në videon e shpërndarë në internet, përdoruesi rob19791.
Denoncuesi përmend se marsin e kaluar, një objekt në hapësirë, me madhësi jo më të vogël se Toka, është regjistruar teksa furnizohet me energji pranë sipërfaqes së Diellit.
Reagimi i shkencëtarëve që mbështesin NASA, ishte ky: “Ajo që keni parë, ishte thjeshtë një tunel i materies që shtrihet nga Dielli dhe ftohet deri në formimin e një pike të errët”. Gjithsesi edhe ky shpjegim teknik i shkencëtarëve nuk e ka zbehur dyshimin për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews