Tuesday, January 15, 2013

71- vjeçarja: Po, unë e kam një dashnor të ri në Kenia (FOTO)


Para pak ditësh u sollëm fragmente nga një dokumentar që fliste për mijëra gra të moshuara nga Europa, që shkojnë në kërkim të dashurisë në Afrikë.
Ky është një rast konkret.
Ana, 71 vjeç, nga Gjermania, është e ve. Çdo vit ajo udhëton drejt Kenias, ku ka një dashnor. Dhe natyrisht ai është shumë më i ri se ajo, plot 37 vjet diferencë.
“Njerëzit nuk e imagjinojnë dot sa gjë e bukur është,” thotë Ana.
Dashnori i saj është Moses, 34 vjeç. Ata njihen që prej 15 vitesh. Kur moti nis të ftohet në Gjermani, Ana fluturon drejt Kenias ku merr me qera një shtëpi në plazh.
Ata u takuan në një lokal nate. Ai ishte 19 vjeç dhe i buzëqeshi. Ajo ia ktheu buzëqeshjen. Ajo e qerasi me një birrë dhe kështu nisi historia.
Ana thotë se është shumë e lumtur me të, madje shton se nëse dikush përkëdhel lëkurë të zezë, nuk kthehet më pas.
Natyrisht ajo e mbështet Mosen. Ajo paguan për një biznes të vogël që ka ai me materiale ndërtimi. Djali i Moses, nga një lidhje e hershme, shkon në një shkollë private me paratë e saj.
Në shtëpinë e saj në Gjermani, fëmijët, me moshë më të madhe se Moses, nuk i thonë gjë.
“Djali më thotë bëj çfarë të dush, por mos e sill në shtëpi”.
Ana nuk flet për dashuri, por thotë se kjo lidhje i ka bërë mirë asaj.


Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews