Tuesday, January 15, 2013

Bleona Qerreti i merr nje foto edhe fituesit te Golden Globe Ben Affleck

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe në Beverly Hills të Kalifornisë.

Burimi:

BalkanWeb


Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bleona e ka uruar aktorin, skenaristin dhe regjisorin, Ben Affleck, për çmimin që mori në këtë eveniment.“Urime Ben Affleck për Globin e Artë aq të merituar!”, ka shkruar këngëtarja duke ia bashkëngjitur postimit fotografinë e përbashkët të saj dhe yllit hollivudian. I famshmi Affleck dërgoi në shtëpi çmimin ‘Regjisori më i Mirë’ për filmin “Argo”, i cili fitoi edhe në kategorinë e dramës.Pas pjesëmarrjeve në spektakle të mëdha, Bleona ishte prezente edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe, ku siç duket ka krijuar shoqëri me shumë yje botërore. Ajo ishte veshur me një fustan të shkurtër, ngjyrë hiri dhe dukej mahnitëse.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews