
Prishtinë, 14 janar 2013, NOA- Tre vajza janë identifikuar si të abuzuara seksualisht në raste të ndryshme nga 9 meshkuj shqiptarë të Kosovës, të cilët i kanë mbajtur të mbyllura për të përfituar prej tyre.
Burime zyrtare nga policia e Prishtinës i thanë agjencisë së lajmeve noa.al se efektivët e policisë përmes rrugëve operative kishin grumbulluar informacione për vendndodhjen e një vajze të raportuar si person i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Pas verifikimeve dhe kontrolleve të bëra, për zhdukjen e kësaj vajze u bë shoqërimi në polici i katër djemve, të cilëve iu gjet edhe një pistoletë me vete.
Pas shoqërimit në polici është vërtetuar se të ndaluarit kanë abuzuar seksualisht me viktimën duke e mbajtur të mbyllur, që nga momenti që ajo ishte deklaruar e zhdukur.
Rasti i dytë ka bërë që të përfundojnë në pranga tre djem të akuzuar për trafikim me qenie njerëzore.
Hetimet për zbulimin e këtij rasti nisën pas denoncimit se një vajzë nga Shqipëria në moshë të mitur ishte duke e mbajtur e mbyllur dhe duke e shitur për marrëdhënie seksual. Pas zbulimit të vendndodhjes së të miturës ajo u dërgua në një qendër për mbrojtjen e viktimave të trafikut, ndërsa po punohet për riatdhesimin e saj.
Policia bën me dije se rasti i tretë është regjistruar në Gjilan, ku policia ka arrestuar dy të meshkuj të akuzuar për trafikim me njerëz në rajonin Gjilanit me dyshimin e bazuar se ata kanë abuzuar një vajzë serbe.
Mësohet se në kohën e abuzimit viktima e identifikuar nga policia ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe duke përfituar nga situata, është abuzuar fizikisht dhe seksualisht me të.
Për këtë rast policia e Gjilanit vuri në pranga dy të rinj, ndërsa e dëmtuara u dërgua për trajtim mjekësor për shkak të dëmtimeve dhe përdorimit të lëndëve narkotike.
a.y/noa.al


7:00 PM