Monday, January 21, 2013

Xhensila Myrtezaj: Si do ta desheronja titullin e jetes sime

E dashur, e embel dhe shume e suksesshme. Xhensila Myrtezaj eshte nje emer shume premtues i skenes shqiptare

Burimi:

ikub.al

Kenge te bukura, ashtu siç eshte dhe vete ajo, e dashuruar dhe ne nje lidhje serioze, kengetarja sharmante vjen ne nje rrefim ku tregon ndoshta gjera qe me heret nuk kemi pasur rastin t’i degjojme per te.
Si e kalon nje 24 oresh i juaji?
Mendoj se nuk ka 24 oresh fiks asnje njeri, ne pergjithesi diten mundohem te alternoj punen, shkollen dhe zbavitjen, si dhe angazhimet ne çift.
Kur je e lire, çfare ben?
Kam nje problem pak te madh me gjumin, i jap me shume se ç’duhet rendesi.
Ke gjithmone angazhime, te ftojne neper koncerte?
Te them te drejten, viti qe kaloi ka qene shume i mbare per mua, me ftesa dhe koncerte si brenda dhe jashte shtetit, ku Vitin e Ri e finalizova ne Toronto-Kanada. Uroj qe edhe ky vit te jete njelloj i suksesshem dhe me te njejtat angazhime si ai i vjetshmi.
Çfare ushqimesh preferon te pergatisesh kur je e lire?
Me besoni qe kjo eshte nje nder pyetjet qe me sikletos me se shumti. Nuk jam ndonje amvise e mire ose ndoshta prej faktit qe s’e kam marre ndonjehere mundimin per te qene amvise. Ne femijeri dhe adoleshence kam pasur nje amvise te shkelqyer permetare qe nuk linte gje pa gatuar, mamane time. Kurse tani qe jam rritur pak, kam nje amvis te mrekullueshem nga Fushe-Kruja (Besartin) qe e ka me shume pasion gatimin dhe nuk me le te hyj ne territorin e asaj qe e mban emrin kuzhine.
Me çfare e josh me shume te dashurin?
Mos ndoshta duhet te pyesim Besin?
Blen dhe gjera te lira apo gjithmone “firmato”?
Mjafton te me rrije mire, ne pergjithesi i alternoj te dyja.
Ju ka ndodhur qe te refuzoni ndonje mashkull vetem pse ai nuk eshte i bukur?
Perderisa une jam ne nje lidhje shume serioze dhe shume e sigurt ne vetvete per qellimet e mia ne jete, refuzoj çdo mashkull, i bukur, i pasur apo sido qe te jete. Une e kam gjetur bukurine e diteve te mia dhe pasurine shpirterore qe mbajne vetem nje emer.
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Vetekontrolli.
Çfare do te ndryshonit te vetja nese do mundeshit?
Ne qofte se do te pyesnit mamane time per mua, meqenese eshte personi qe me do me shume se çdo njeri tjeter, ajo do thoshte se me ka merzitur gjithe jeten me punen e oreksit, nuk i kam marrdheniet fort te mira me ushqimin.
Terapia juaj kunder stresit?
Vrapi.
Cilet do ishin te ftuarit e nje darke ideale ne shtepine tuaj?
Jay Z dhe Beyonce, Besi dhe une (qesh). Me kusht qe te merrnin dhe vajzen e vogel, meqenese une i adhuroj femijet dhe Beyonce eshte idhulli im. Kjo ngelet gjithnje ne kontekstin e nje shakaje, keshtu qe nuk ben per titull gazete (qesh).
Cili personazh filmash apo librash ju frymezon?
Me shume sesa personazh librash apo filmash, me pelqen nje personazh jetesor dhe çfare ka bere ajo, eshte Nene Tereza.
Dhurata qe ju pelqen te beni?
Kryqet i blej dhe ua dhuroj njerezve, qe me te vertete kane vlere per mua.
Talenti qe do te doje te kishe?
E kam.
Deri ku do arrinit per dashurine?
Gjithe sakrificat qe nuk do lekundnin kornizen time.
Ne cilen epoke do kishit dashur te jetonit?
Ne mesjete, ne France.
Ju trembin vitet qe ikin?
Jam ende e re dhe s’me ka ardhur koha ta perjetoj kete pjese tani per tani.
Frika duhet fshehur?
Patjeter.
Vdekja ju tmerron?
Asgje nuk vjen prej asgjeje dhe nuk shkon ne asgje, keshtu qe nuk e kam dhe me aq frike.
Karriere pastaj femije apo femije pastaj karriera?
Ne momentin qe po flas kam primare karrieren, tani per tani kam moshe vetem per karriere. Femijet i adhuroj por jam ende e re dhe ne momentin qe do te kem nje femije, jam e sigurt se ai do te jete primari per çdo gje.
Po sikur te ishe nje film, si do te ishte titulli i tij?
Nje histori moderne Hirusheje, jo me kot po e them me besoni (qesh). vipat.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews