67-vjeçari i Partisë Liberale, Rainer Bruederle akuzohet nga një gazetare e re | ||||
Skandal në Gjermani mes anëtarëve të Partisë Liberale. Sapo është emëruar fytyra e re për zgjedhjet e vitit 2013, politikani 67-vjeçar Rainer Bruederle akuzohet nga një gazetare e re se e ka ngacmuar seksualisht. Saktësisht mësohet se Bruederle i ka bërë vlerësime të veçanta mbi dekoltenë e saj, madje duke shkuar deri edhe në avancime konkrete "të nxehta" kundrejt gazetares. "Vështrimi i tij përshkoi të gjithë gjoksin tim, përpara se të më bënte një vlerësim pikant për këtë - ka shkruar gazetarja në faqet e revistës Stern -. Madje gjatë bisedës që patëm, më kapi dorën dhe e puthi".Gjithashtu, Bruederle i ka shprehur edhe dëshirën për të kërcyer me të, ndërkohë që kësaj ftese ajo i është përgjigjur: "Zoti Bruderle, ju jeni një politikan, kurse unë thjesht një gazetare. Ndërsa ai i është kthyer: "Politikanët janë skllevër të të gjithë gazetarëve...". Kurse një ftese të gazetares për të lënë marrëdhëniet në aspektin profesional, Bruederle iu përgjigj: "Në fund të fundit jemi të gjithë qenie njerëzore". Ky episodi është duke shkaktuar reagime të ndryshme, si dhe solidariteti ndaj gazetares së konsideruar si viktimë "seksiste". |


7:00 AM
Skandal në Gjermani mes anëtarëve të Partisë Liberale. Sapo është emëruar fytyra e re për zgjedhjet e vitit 2013, politikani 67-vjeçar Rainer Bruederle akuzohet nga një gazetare e re se e ka ngacmuar seksualisht. Saktësisht mësohet se Bruederle i ka bërë vlerësime të veçanta mbi dekoltenë e saj, madje duke shkuar deri edhe në avancime konkrete "të nxehta" kundrejt gazetares. "Vështrimi i tij përshkoi të gjithë gjoksin tim, përpara se të më bënte një vlerësim pikant për këtë - ka shkruar gazetarja në faqet e revistës Stern -. Madje gjatë bisedës që patëm, më kapi dorën dhe e puthi".