Saturday, January 12, 2013

Rrëfehet vajza: Babai më përdhunonte vazhdimisht (FOTO)


Vajza e aktorit me famë botërore, Klaus Kinski, ka rrëfyer se si babai i saj e ka përdhunuar rregullisht nga mosha 5 deri në 19 vjeç.
Pola Kinski e ka bërë rrëfimin shokues në një libër autobiografik.
Pola, tani 60 vjeç, thotë se ai e përdhunonte vazhdimisht dhe më pas e mbulonte me dhurata.
Ajo thotë se nuk ka folur, pasi ai nuk e lejonte. Madje njëherë ai i kishte thënë se është natyrale që baballarët në gjithë botën të bëjnë diçka të tillë me vajzat e tyre.
Gjermani Klaus Kinski, që vdiq në vitin 1991 në Kaliforni në moshën 65 vjeçare, ka luajtur në disa filma të famshëm si “Dr. Zhivago” apo “Për disa dollarë më shumë”.
Ai lindi në Poloni dhe ka shërbyer në ushtrinë gjermanë në Luftën e Dytë Botërore.
Ai ka pasur një histori të problemeve mendore dhe ka tentuar disa herë vetëvrasjen.


Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews