Wednesday, January 23, 2013

Nuk ishte grindje, por “show''



image (2)
Ka qenë lajmi i gjithë javës së kaluar, sherri televiziv mes Zhakut dhe Kastro Zizos, videoja më e klikuar në “Youtube”, tema më e komentuar në faqe të ndryshme në internet. Por ndërkohë që fansat e Zhakut kanë nisur sherrin me fansat e Kastros në “Youtube” dhe “Facebook”, ndodh çudia:
Kastro nëpërmjet një statusi të tij në “Facebook” e mohon gjithçka që ndodhi në studion e moderatorit Arian Çani. “Një sqarim të vogël: Zhaku është mikesha ime e vjetër dhe i gjithë debati kishte elemente ‘show’ dhe jo fort realiste. Me rëndësi është që të gjithë të jeni dhe të jemi mirë pa sharë dhe pa paragjykuar asnjë. Sa për Arlin, piktorin, artistin real, atë natë unë thjesht e keqkuptova, sepse dhe për të gëzoj respekt të veçantë”, tha Kastro.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews