Saturday, January 12, 2013

Ne shtepine e te mbijetuares se tragjedise se Himares qe qendroi 40 dite ne koma

Shtepia e Florije Peçit ne Katjel te Prrenjasit eshte gjithmone plot me njerez qe vijne ta vizitojne dhe kjo eshte gjeja qe ate e lumturon me shume.

Burimi:

ikub.al

“Ndihem shume e kenaqur qe kam familjen time dhe te afermit e mi. Edhe ne gjendjen qe isha, gjithmone i kujtoja te gjithe, nenen, babain, vellain, motrat”, thote Florija, e cila i mbijetoi aksidentit tragjik te 21 majit, ne Qafen e Vishes ne Himare, ku humben jeten 13 bashkemoshatare te saj.

Eshte e pabesusehme per familjaret qe ta shohin mes tyre te qeshe e te bisedoje me ta pasi qendroi per 40 dite ne koma ne spital ne Austri.

Vellai i Florijes, i cili i qendroi prane ne çdo moment e ka te veshtire te kujtoje ditet e netet kur motra e tij nuk jepte shenja jete. “Vetem une e shihja nga familja ne ate gjendje dhe ishte me te vertete shume rende. Nuk e prisja qe Florija mund te behej nje dite mire dhe te ishte ne kete gjendje. Zoti eshte i madh”, deklaroi i vellai.

Por, familjaret Florijen e njohin si vajze te forte e me vullnet, e dinin se do te luftonte deri ne fund. “Florija, me vullnetin qe ka, ka nje ndryshim te madh nga dita ne dite. Ka nje ndryshim shume te madh çdo dite qe kalon”, shprehet nje prej te afermve te saj.

Nena dhe motra e Florijes, te perlotura nga dhembja e lumturia ne te njejten kohe pas kesaj ngjarjeje besojne se mrekullite ndodhin. “Falenderojme doktoret per kete qe kane bere per vajzen time dhe Zotin per mrekulline qe na dhuroi. Jemi shume te gezuara qe kemi Florijen ne kete gjendje”, deklaroi nena e te mbijetuares.

Nga ana e saj, Florije Peci e lumtur qe po jeton nje jete te dyte  kerkon te hedhe pas kraheve ate qe ka ndodhur dhe eshte optimiste per te ardhmen.

“Dua te marr diplomen. Kjo eshte kryesorja per momentin dhe me vone, mbase hyj edhe ne pune”, shprehet Florija. topchannel

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews