Sunday, January 13, 2013

Mirjeta e “BB4” shtatzënë: Ende s’ndihem gati ta konfirmoj (FOTO)


Mirjeta Bajramaj, vajza e cila u bë e famshme falë spektaklit ”Big brother” në edicionin e katërt, është shtatzënë. E martuar me Burim Fejzullahun, djaloshin nga Kosova që jeton në Londër dhe punon si drejtor në një kompani ndërmjetësimi të shitjes së patundshmërive, vajza shkodrane së shpejti pritet të bëhet nënë. Edhe pse është në muajt e parë të shtatzënisë, Mirjeta ende nuk dëshiron ta bëjë publik lajmin rreth ngjarjes më të rëndësishme te një femër. Siç duket, viti 2013 asaj do t’i sjellë edhe dhuratën më të mirë të mundshme, pas blerjes së makinës të markës BMW X5, të cilën si duket po ashtu e ka dhuratë nga bashkëshorti, Burimi. Ne kontaktuam me Mirjetën, por ajo tha se nuk ishte gati të na e konfirmojë shtatzëninë e saj. ”Në këtë kohë nuk mund ta konfirmoj, por ju them se kam blerë makinë të re BMW X5 si dhuratë për vitin 2013”. Listës së shtatzënave dhe nënave të famshme këtë vit do t’i shtohet edhe Mirjeta, ndërsa ne urojmë që edhe ky vit të jetë i mbarë për të gjitha ato vajza VIP që dëshirojnë të bëhen nëna.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews