Sunday, January 20, 2013

Mihrija, duet me djalin e saj


Mihrije Braha ka sjellë sërish në skenë djalin e saj, Platorin, me të cilin ka realizuar një duet i cili së shpejti do të shoqërohet edhe me videoklip.
Gjatë programeve festive të fundvitit, Mihrija u paraqit në skenë me një duet të ri, ku këtë radhë kishte zgjedhur djalin e saj.
Kënga e titulluar “Fama” u mirëprit mjaft mirë nga publiku dhe nga fansat e saj, gjë që e ka shtyrë këngëtaren të mendojë ta realizojë edhe në klip.
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Express” këngëtarja ka treguar se kënga është pëlqyer shumë edhe nga Platori, i cili edhe pse ka pasur ndërmend të kyçet në muzikë tash, nuk ka mundur t’i rezistojë bashkëpunimit me nënën e tij.
Kënga “Fama” është punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida, ndërsa klipi do të fillojë të xhirohet gjatë shkurtit, edhe pse ende nuk është vendosur se me cilin produksion.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews