Wednesday, January 23, 2013

Kërkohet një grua për të lindur një bebe të … Neandertalit


Ata njihen si specie primitive. Po kush do jetë ajo grua që do të sjellë në jetë një bebe të Neandertalit?
Ky skenar i pabesueshëm është projekti i një prej gjenetistëve më të njohur në botë, që po kërkon femra vullnetare për të sjellë në jetë krijesën primitive, të zhdukur shumë kohë më parë.
Profesori George Church nga Universiteti i Harvardit beson se mund të rindërtojë ADN-në e Neandertalit për të sjellë në jetë speciet e zhdukura 33 mijë vjet më parë.
Skema e tij të kujton të famshmin Jurassic Park.
“Tani më duhet një grua që i pëlqen aventura,” thotë ai.
Profesori e pranon se nuk do jetë edhe aq e lehtë. Por profesori shton se këto specie kanë qenë inteligjente dhe truri i tyre ka qenë pak a shumë si i njeriut.
Sipas tij, nga projekti i tij do të përfitojë njerëzimi.
Profesorët e tjerë thonë se projekti i tij është i mundshëm, por krijesa nuk do ketë imunitetin e nevojshëm dhe procesi mund të sjellë deformime.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews