Kenan Imirzaloglu apo, siç njihet në Ballkan për rolin e tij tek Ezel, vazhdon të jetë akoma më aktiv në mediat turke duke folur për gjëra të cilat më herët edhe nuk i kanë ditur për të. Në një intervistë për të përditshmen “Hurriyet”, Ezel ka treguar disa ngjarje të rëndësishme të jetës së tij, ka pranuar se është i dashuruar, rëndësinë e mustaqeve të tij, periudhën që po kalon e shumë gjëra të tjera së bashku me një set të ri në të cilin ai shihet si një kavalier i vërtetë.
Si ishte kjo periudhë për ju?Në përgjithësi unë jam i lumtur, kam punuar në kohë shumë të vështira dhe kam bërë punë të madhe. Tani mund t’i gëzohem një grimce të vogël të jetës sime dhe këtë periudhë të lumtur që po kaloj.
Shtypi është marrë shumë me ju dhe të kaluarën tuaj, si e keni përjetuar?
Unë jam i uritur për të fituar diçka nga e nesërmja e jo nga e djeshmja, pasi kjo është mënyra e vetme e kënaqësisë së jetës.
Si është një ditë e juaja?Nuk zgjohem herët në mëngjes për fat të keq, sepse bëj jetë nate, kam objektivin para meje dhe e realizoj atë.
Po çfarë bëni natën?
Përveç obligimeve të profesionit, dëgjoj shumë muzikë, ushqehem mirë, dëgjoj këshilla miqësore, biseda etj…
Muzika është e rëndësishme në jetën tuaj?Në mëngjes, para se të laj fytyrën, unë ndez radion dhe ndihem si i ngopur. Më pëlqejnë shumë tingujt e Anadollit, muzika armene, hebraike dhe siriane. Të gjitha këto janë shumë prekëse. Nuk dëgjoj asnjëherë muzikën xhaz, për shkak se kur kam qenë i vogël jam dëshpëruar shumë nga kjo muzikë.
Pas muzikës, çfarë bëni?Merrem me sport, bëj stërvitje të barkut, pasi ka pak kohë që kam lënë duhanin për të rregulluar trupin tim, duke ndryshuar kështu edhe stilin e jetës. Një kafe klasike turke, një majdanoz i domosdoshëm, dy tableta me vitaminë c dhe pas mëngjesit përsëri në sport.
Mustaqet i ke sjellë në trend duke arritur kështu kulmin e diskutimeve…
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi çdo mëngjes është një emocion. Unë rregulloj mustaqet e mia siç duhet. Situata e mustaqeve është krejtësisht relative, është bërë një sondazh te femrat për mustaqet e mia dhe është votuar që unë t’i mbaj, andaj dhe kështu do më shihni tani.
Për t’u mbushur me energji pozitive, ku e gjeni ngushëllimin?Mjafton të jem përballë detit apo në pyll, aty ku ajri është shumë i pastër. Ndihem shumë i lumtur në këto raste.
Periudha e jetës tuaj ku keni qenë i pakënaqur, i pafuqishëm dhe i pambrojtur…
Momenti kur nuk munda ta fitoja kolegjin, im atë më ka thirrur nga fshati, por jam ndier shumë i vetmuar duke menduar se Zoti më kishte harruar. Por siç duket, ai ka pasur plane tjera për mua.
Periudha më e lumtur e jetës suaj?Menjëherë pas tërmetit të vitit 1999. Erdhi menjëherë një lloj ngritjeje e mentalitetit te popullata me moton ‘’Unë e dua popullin tim, dashuria duhet të tregohet në këtë moment’’. Kam pasur një periudhë shumë të bukur pas kësaj ngjarjeje, por pas dy viteve unë kam rënë në depresion.
Sa e rëndësishme është paraja në jetën tuaj?
Dua të kem vetëm një makinë e asgjë më shumë, por e di se pa punuar nuk mund ta nis atë.
Po dashuria?Nuk dua që gjithçka të konsumohet shumë shpejt. I kisha vënë vetes kusht që këtë verë të mos krijoj asnjë lidhje dhe i kam qëndruar fjalës. Nuk them që për momentin nuk përjetoj një dashuri, pasi shpesh edhe nuk e dimë vlerën e emocioneve të cilat i jetojmë. Ndihem mirë për momentin dhe kam energji për të punuar dhe shpërthyer shumë shpejt. Në ritmin e sotshëm njerëzit bien në dashuri, pastaj menjëherë është martesa, por unë mendoj se martesa do shumë vëmendje dhe kujdes. Duhet pasur kujdes te sjellja, zakonet, vlerat, karakteri etj. Dashuria është dashuri, është epokë e formatit të zbulimit të epshit të vërtetë dhe unë jam i sigurt se një ditë do i përshtatem këtij ritmi.

7:00 AM