DashiKa gjasa qe rutina ta pushtoje jeten tuaj ne cift sot. Nuk do ndiheni aq mira sa mendonit dhe ka mundesi te debatoni paksa me partnerin tuaj. Beqaret duhet t’i lene pas endrrat romantike dhe te tregohen me realiste. Takimet interesante nuk do mungojne gjithsesi. Te shumte do jene planetet qe do ndikojne ne planin financiar. Do keni disa veshtiresi por gjithsesi do ia dilni mbane.
DemiSektori i dashurise do jete i mbrojtur gjate kesaj dite. Nese jeni ne cift, Venusi do e rindeze zjarrin e pasionit dhe do kaloni momente te mrekullueshme. Nese jeni beqare fati do jete ne anen tuaj dhe do iu ndihmoje te gjeni personin ideal. Ne planin financiar do merreni seriozisht me menaxhimin e tyre dhe do ia dilni ta stabilizoni situaten. Do ndiheni me te qete tashme.
BinjaketNese jeni ne cift beni kujdes sot. Ka gjasa qe partneri t’iu tradhtoje me dike qe as qe iu shkonte mendja. Per cdo dyshim duhet te flisni me te dhe te mos i mbani gjerat perbrenda. Beqaret nuk duhet ne asnje menyre te hedhin hapa te nxituara sepse do futen ne nje rruge pa dalje. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te kthjellet. Mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi.
GaforrjaSituata ne jeten tuaj ne cift do jete e mire sot. Do flisni hapur dhe do e forconi bashkepunimin me partnerin tuaj. Disa mund te marrin edhe vendime te rendesishme. Beqaret do kene vetem mundesi per aventura. Dashurite e medha ende nuk do vijne. Per sa i perket planit financiar ai do jete i stabilizuar dhe mund te kryeni disa transaksione te rendesishme.
LuaniKa rrezik qe dita e sotme te jete e tensionuar per ciftet. Do debatoni ashper me partnerin per nje teme delikate dhe secili do kete mendimet e veta. Kujdes mos e teproni me kokefortesine. Nese jeni beqar dhe ndiheni mire me ate status mos kerkoni kot nje lidhje. Ka kohe per gjithcka. Mjedisi yjor do jete i favorshem per buxhetin. Do beni nje riorganizim te financave dhe do ndiheni me mire.
VirgjereshaNese keni nje marredhenie shume te mire me partnerin tuaj gjerat do shkojne me se miri gjate eksaj dite. Do flisni hapur dhe do jeni ne gjendje te merrni disa vendime te rendesishme. Beqaret ka mundesi te hedhin hapat e para drejt nje lidhjeje interesante dhe qe do iu sjelle kenaqesi. Nese beni shpenzime te pamenduara dhe te medha, financat do kene probleme.
PeshorjaMarredhenia juaj me partnerin do bazohet tek besimi dhe mirekuptimi gjate kesaj dite. Te dy do jeni si nje ekip i forte qe mund t’i beni balle gjithckaje. Beqaret do jene te ndare ndermjet deshires per te qendruar me miqte dhe nje propozimi interesant qe do iu behet. Mendohuni mire para se te zgjidhni. Vertet paraja te ben te lumtur , por mos sakrifikoni me shume sesa duhet per te.
AkrepiFale influences pozitive te Saturnit, jeta juaj ne cift do jete me e mire sesa e kishit menduar. Si ju ashtu edhe partneri do i kushtoni me teper rendesi njeri-tjetri. Beqaret do benin mire ta linin veten te lire. Ne kete menyre do keni me shume munesi per te kryer takime interesante. Financat do jene pergjithesisht te qendrueshme. Nuk do keni per cfare te shqetesoheni.
ShigjetariKeni kohe qe kerkoni qetesine ne jeten tuaj ne cift? Sot me ne fund do e gjeni ate. Do flisni per gjithcka me partnerin dhe do ndiheni mire. Beqaret nga ana tjeter do kene nje takim premtues. Megjithate mire do ishte t’i merrnit gjerat shtruar dhe te mos nxitoheshit. Ne planin financiar do iu jepet mundesi ta permiresoni buxhetin dhe te shpenzoni pak me teper sesa mendonit.
BricjapiDuke u marre shume me punen ata qe jane ne nje lidhje do e lene pas dore partnerin. Kujdes, sepse ne kete menyre gjerat mund te marrin tatepjeten dhe me zor mund te ktheheni mbrapa. Per beqaret do jete dite e bukur dhe me diell. Pritet te dilni edhe ne nje takim mjaft emocionues. Sektori i parave nuk do perbeje problem. Shfrytezojeni diten per te hequr disa lek menjane.
UjoriHarmonia do mbizoteroje gjate gjithe kesaj dite ne jeten tuaj ne cift. Partneri jo vetem qe nuk do mendoje t’ia hedhe syte askujt tjeter por do permbushe edhe disa premtime qe iu kishte bere me pare. Beqaret edhe pse nuk do e presin, do takojne personin ideal. Nese iu duhet te kryeni disa shpenzime te medha mund te keni luhatje te buxhetit. Menaxhojini ato me shume kujdes.
PeshqitCiftet do kene nje dite te bukur dhe emocionuese. Sensualiteti dhe pasioni do mbizoteroje gjate gjithe kohes. Shfrytezojeni cdo moment kur te jeni prane partnerit. Per beqaret nuk priten surpriza te medha gjate kesaj dite. Merrini jeten si t’iu vije pa kerkuar gjithcka me ngulm. Ceshtjet financiare duan me teper kujdes. Tregohuni te matur me cdo shpenzim qe do kryeni.


7:00 AM