Friday, January 11, 2013

Gruaja 15- vjeçare lë burrin 90- vjeçar jashtë dhomës së gjumit


Një burrë 90- vjeçar nga Arabia Saudite ka vendosur të padisë familjen e gruas së tij 15- vjeçare, pasi ajo mbylli veten në dhomën e gjumit natën e parë të martesës.
Adoleshentja e terrorizuar e mbylli derën nga brenda, në mënyrë që i shoqi i saj të mos hynte dot. Dy ditë më vonë ajo u arratis për në familjen e saj.
Tani burri i saj i moshuar kërkon paratë që kishte dhënë për të marrë nusen. Ai thotë se ka paguar 17.500 dollarë për këtë martesë.
Burri saudit thotë se martesa është e ligjshme dhe korrekte.
Por kjo ngjarje ka shkaktuar zemërim tek aktivistët, që thonë se ky është prostitucion dhe trafik fëmijësh.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews