Tuesday, January 22, 2013

“Ngjyra e kuqe” i ndryshoi jetën



Kënga ”Ngjyra e kuqe”, përveç se shënoi një ndër sukseset më të mëdha në karrierën e këngëtarit Adrian Gaxha, ndryshoi edhe jetën e Florian Beqirit.
Vogëlushi nga Shkupi, i cili i emocionoi të gjithë me zërin e tij të veçantë në këtë duet, tashmë është nën përkujdesje profesionale të Gaxhës, i cili e ndihmon në shkollimin dhe zhvillimin profesional.
Ndonëse vetëm 12 vjeçar, ai ftohet të këndojë nëpër mbrëmje muzikore në vende të ndryshme të botës, ku jetojnë shqiptarët.
I lindur në Shkup, më 11 shkurt 2000, Floriani i vogël ka filluar të merret me muzikë në moshë shumë të re.
“Që kur isha pesë vjeç këndoja. Kam kënduar nëpër festa, për ndërrim të moteve, kurse më vonë fillova të këndoj nëpër dasma e lokale, siç bëj tani”, ka rrëfyer këngëtari i vogël për Zhurnal plus..
Floriani, fillimisht u bë i njohur me këngën “Ndahet zemra në dy pjesë” të Ramadan Krasniqit, me të cilin tani performon në të njëjtat mbrëmje muzikore, falë ”Ngjyrës së kuqe”

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews