Wednesday, January 23, 2013

Bën kokrrën e qejfit gjithë ditën se punojnë kinezët për të


Për aq sa zgjati, ishte një punë e mirë.
Një zhvillues software-sh në një kompani amerikane, që paguhej qindra mijë dollarë në vit, e kalonte gjithë ditën duke bërë gallatë dhe pa punuar.
Por në fund, ai ishte zhvilluesi më i mirë i software-ve në godinë.
Të gjitha kodet e tij ishin në rregull dhe të dorëzuara në kohë.
Por si ka mundësi?
Punonjësi i zgjuar kishte punësuar një firmë kineze që të bënte punën e tij, ndërsa ai bënte qejf gjithë ditën.
Kinezët merrnin 50 mijë dollarë, ndërkohë që ai fitonte qindra mijë dollarë në vit.
Por mashtrimi i tij u zbulua kur u pa ndërhyrja kineze në aktivitetin e rrjetit.
Kompania mendoi se ishte një thyerje e sigurisë, ndaj punësoi disa hetues nga Verizon, që zbuluan edhe sekretin.
Punonjësi është pushuar nga puna.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews