Sunday, January 13, 2013

Aksidentohet Françeska, në makinë me vëllain e të dashurit


TIRANE-Për të gjithë fansat e Françeskës kemi dy lajme, një të mirë dhe një të keq. Lajmi jo i mirë, është ai që thotë se banorja e dashur e këtij edicioni të “Big Brother” është aksidentuar. Ndërsa lajmi i mirë është se, pavarësisht aksidentit të rëndë, Françeska është mirë me shëndet dhe mbi të gjitha, me një të dashur të ri.
Biondja simpatike, e pyetur nga “Bluetooth” lidhur me këtë histori ka thënë duke qeshur se “shpëtuam për qime… Kemi bërë mirë në këtë jetë, ndaj dhe Zoti na e shpërbleu. Makina u prish, nuk bëhet më, po shyqyr na ruajti ne”. 20- vjeçarja na tregoi sakaq se ishte në makinë me një shok. “Ndodh të kem edhe shokë, nuk i kam të gjithë të dashur”, ? tha Jaçe, por ndërkohë ne të “Bluetooth”-it zbuluam se nuk bëhet fjalë për një shok të thjeshtë. Djali me të cilin Françeska udhëtonte është vëllai i të dashurit të saj të ri, për të cilin kemi shumë pak informacione… Por që, siç tregojnë miqtë e afërt të ish-banores, ajo është shumë e lumtur me të.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews