Thursday, December 27, 2012

Zhukova shtatzënë, Abramoviç- baba për herë të 7-të (FOTO)


Miliarderi rus Roman Abramoviç do të bëhet sërish baba. Bashkëshortja e tij, Dasha Zhukova është shtatzënë për herë të dytë.
Bukuroshja ruse është fotografuar gjatë pushimeve në St.Barts, së bashku me djalin e saj Aaron.
Dasha, 31 vjeç, bëri sa mundi për të fshehur barkun e saj, por burime pranë saj thanë se ajo është shtatzënë.
Ky është fëmija i dytë i saj me miliarderin, ndërkohë që Roman do bëhet baba për herë të shtatë pasi ka pesë fëmijë nga martesa e mëparshme.
Zhukova është vajza e miliarderit Aleksandër Zhukova. Ajo u takua me Roman Abramoviçin gjatë një mbrëmje të organizuar për vitin e ri 2006.
Por Abramoviç u desh të ndahej nga e shoqja e tij, Irina, me të cilën kishte 16 vjet martesë dhe 5 fëmijë.
Marrëveshja e divorcit parashikonte plot 1.5 miliard sterlina për Irinën.



Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews