Saturday, December 29, 2012

Motrat e ‘Fiks-Fare’, jo vetëm velina (FOTO)



Viola dhe Petrula, velinat e programit ‘Fiks-Fare’, përveç punës së të tyre në këtë program, kanë edhe impenjime të tjera sic është shkolla apo baleti ndërsa ato shpenzojnë një kohë të gjatë bashkë.
Gjatë një bashkëbisedimi në emisionin ‘Pasdite në Top-Channel’, motrat tregojnë edhe për jetën e tyre private. Vajza bionde, vazhdon shkollën e lartë për degën e financës ndërsa brunja në vitin e dytë për shkenca politike.

‘Unë kam tre vjet me Marionin dhe jemi shumë të lumtur akoma. Tani do të bëjmë një udhëtim. Është një karakteristikë për të dy që jemi të qëndrueshëm, jemi të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.’ u shpreh Viola duke ndarë dicka më shumë nga jeta e saj private me publikun.

Ndërsa Petrulla shprehet se i dashuri i saj nuk është person publik.

‘Personalisht pretendoj të kem në krahë një njeri si unë, që të përshtatet, por nuk është se jam e dhënë pas famës, që të zgjidhja dhe personin përkrah të famshëm.’, shprehet ajo.

Duke vijuar me tej motrat shpjegojnë se të qenurit pjesë e këtij emisioni i kanë ndihmuar në jetën e përditshme. Dy motrat mund të klasifikohen si dy velinat të cilat kanë qëndruar më gjatë në këtë emision me plot tre sezone.
 

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews