Friday, December 28, 2012

Shpërthen akuariumi me peshkaqenë! Momenti i shpërthimit të akuariumit 33 tonësh (video)


12 | 15:40

Ky është një moment tmerri kur akuariumi 33 tonësh me peshkaqenë shpërthen duke lënë të plagosur 15 persona. Rezervuari ishte tërheqës për klientët e një qendre tregtare në Shangaiut, që shpërtheu pa paralajmërim më 19 dhjetor.
Tetë nga personat e plagosur ishin klientë dhe pjesa tjetër ishin shitës dhe pjesëtar të stafit të sigurisë. Shumica e tyre janë çarë thellë dhe gërvishtura nga xhami i akuariumit. 
Policia thotë se po heton për shkakun e shpërthimit të akuariumit, në të cilin ndodheshin tre peshkaqenë, disa breshka dhe peshq të vegjël. Besohet se kjo mund të ketë ndodhur nga ndryshimi i beftë i temperaturës.
Incidenti është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe nga pamjet duket se shumica e njerëzve ishin në ato momente duke parë akuariumin gjigant.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews