Monday, December 31, 2012

HOROSKOPI 2013 - Gjithçka parashikojnë yjet mbi shenjat tuaja përgjatë këtij viti të ri 30 Dhjetor 2012


horoskopi-2013-gjithcka-parashikojne-yjet-mbi
Viti 2013, duket se paraqitet i mbarë në tërësi për të gjitha shenjat e zodiakut. Por për secilën e tyre, ka gjithsesi aspekte të cilat kërkojnë më shumë vëmendje dhe përkushtim, në mënyrë që t’ju realizohen dëshirat e papërmbushura në vitin që sapo u mbyll. Lexoni se çfarë parashikojnë konkretisht yjet për ju, përgatitur nga oroscopo.it...

DASHI

Ngjarje të reja dhe ndryshime në horizont

Viti 2013 do të jetë i mbushur plot me ndryshime, risi dhe  suksese në jetën tuaj. Por gjithashtu edhe me disa vështirësi, të cilat gjithsesi, do të dini si t’i përballoni me  impulsivitetin që ju karakterizon, sidomos në gjysmën e dytë të vitit. Sa i përket punës, ju do të keni shumë  mbështetje nga planeti i Jupiterit, “ëngjëlli” që kujdeset gjithmonë për fatin tuaj. Gjashtë muajt e parë të vitit, do të jenë të mbarë për të gjitha aktivitetet. Dashuria? Do jetë plot, intensive, sensuale, por edhe kontradiktore, shoqëruar me beteja xhelozie. Prandaj kujdes, mos i lini konfliktet t’ua prishin rrugën e bukur që keni shtruar deri tani.

DEMI 

Viti i qartësimeve dhe zgjidhjeve të mëdha

Do të jetë një vit 2013, i gjithi nën shenjën e Saturnit. Por mos u mërzisni, pasi edhe për ju do të ketë vend për përmirësime në jetën tuaj, pse jo, edhe për disa suksese interesante. Mbulimi nga ky planet, do të thotë se ju do të jeni në gjendje të shkëputeni nga marrëdhëniet e gabuara të dashurisë, miqësive të lodhshme, apo punëve që nuk ju përshtaten. Do të gjeni forcën për ta bërë këtë dhe gjetur drejtime të reja. Kujdes, këtë vit, mos mendoni të vini pasuri, pasi fati nuk duket të jetë me ju në këtë aspekt. Mendoni vetëm të bëni zgjidhjet e duhura dhe të shpejta. Më të mbarë, do të jenë 6 muajt e vitit. Aty do kulmojë dhe realizimi i njërës prej dëshirave tuaja të vjetra. 

BINJAKËT

Një vit bujar ndaj jush

Të gëzuar, të guximshëm, revolucionarë. Të tillë do të ndiheni gjatë gjithë vitit 2013. Çfarë fati i mbarë, të dashur miq të kësaj shenje, ju pret këtë vit! Shumë situata në jetën tuaj janë të detyruara të ndryshojnë për mirë.

Merrni përparësitë e duhura dhe pastaj mbetet në duart tuaja, nëse ju doni ta ktheni faqen e jetës suaj dhe të përfitoni kënaqësi të mëdha, apo të endeni në ujërat që keni notuar deri tani. Sidomos për gjashtë muajt e parë të vitit, ju mund të bëni çfarë të doni, edhe sikur të rrini  duke numëruar yjet. Pasi fati do jetë me ju. Por kujdes, pjesa e dytë e vitit, nuk do jetë dhe aq e mbarë. Gjatë saj, Binjakët mund të ndjehen të hutuar, të pasigurt. Kujdes. Kjo gjendje mund të dëmtojë planet tuaja, ndaj përpiquni të qartësoheni dhe merrni kurajo, për të ecur para.

GAFORRJA

Një vit gjithë lajme

Jeni të gatshëm për të lënë pas problemet e viteve të fundit? Saturni në Akrep dhe Jupiteri në shenjën e Gaforres, ua mundësojnë këtë. Sidomos për të realizuar pjesën e parë të vitit, dëshirat e papërmbushura në lidhje me punën apo aspektet sociale. Ndërkaq, dashuria dhe familja do t'ju japë pak dhimbje koke këtë vit. Tension, luftë për pushtet, konflikte që ju keni për t’i zgjidhur. Por për këtë, ju duhet një dorezë e fortë hekuri në grushtin tuaj. Pra, kurajo, për t’i përballuar problemet. Dashuria? Këtë vit, do të dorëzoheni para saj. Neptuni, do bëjë që shumë nga ju të shijojnë një histori dashurie të denjë për një film!

LUANI 

Nuk ka pesimizëm, por vetëm besim

Viti 2013 premton të jetë një vit aspak linear për ju. Që do të thotë, se do të përballeni me shumë të papritura përgjatë tij. Në punë, në shtëpi dhe në dashuri, do shfaqni shumë krenari. Por kujdes, në muajt e fundit të vitit, ju duhet më shumë realizëm dhe jo deklarata drastike. Saturni në Akrep mund të krijojë disa vështirësi dhe pengesa për realizimin e qëllimeve tuaja. Por Urani dhe Jupiteri, deri në qershor do të jenë në anën tuaj për të ju ndihmuar të gjeni një zgjidhje të kënaqshme, sidomos në profesion. Në dashuri, të jeni të kujdesshëm. Pasi, nëse konfliktoheni me partnerin, keni rrezik të shkoni deri në gjykatë.

VIRGJËRESHA

Pasion dhe sukses

Viti 2013 do të jetë një vit shumë i mirë për ju, të dashur miq të Virgjëreshës. Problemet ekonomike dhe shqetësimet tuaja familjare, tashmë i kanë ditët e numëruara: Eshtë koha për hakmarrje dhe reagim. Largojeni mërzinë këtë vit, mbi atë ç’nuk keni mundur të realizoni gjatë vitit 2012. Pasi gjatë 2013-ës ju mund të arrini qëllime të rëndësishme në profesion, për të përmirësuar pozitën tuaj të tanishme, apo të zgjidhni problemet e vjetra të familjes. Dashuria? Do të përjetohet mes kontradiktash, por gjithashtu do të jetë shumë pasionante dhe me shumë eros.

PESHORJA

Ndryshime të shumta në jetën tuaj

Plutoni dhe Urani do të sjellin ndryshime të shumta në jetën tuaj përgjatë këtij viti. E ndërsa disa prej jush janë tashmë duke luftuar me hesapet e vitit 2012, apo trazirat e vogla, rezultati është zgjidhja e tyre gjatë pjesës së parë të këtij viti. Por për këtë, do t’ju duhet fleksibilitet dhe përshtatshmëri, tolerancë dhe aftësi për të kuptuar se si duhet që të lëvizni në rrugën tuaj. Kujtoni se vështirësia nuk do t’ju ndahet, por ama ajo mund të lehtësohet. Jupiteri do t’ju shoqërojë deri në qershor me rrezet e tij të fatit dhe mirëqenies. Gjashtë muajt e parë të vitit gjithashtu, do të jenë më të mirë edhe për të marrë vendime, të bini në dashuri, ose për të zgjidhur një problem. 

AKREPI

Angazhim dhe arritje

Saturni në shenjën tuaj, Plutoni tagjent dhe mbrojtja e dyfishtë që ju ofron Neptuni dhe Jupiteri, do të bëjë që  në vitin 2013 të mos ketë asgjë të pamundur për ju, ajo për të arritur qëllimet e karrierës tuaj dhe të familjes. Por, duhet të merrni peshën tuaj të përgjegjësisë. E nëse  pozicioni juaj përmirësohet, automatikisht kjo rrit edhe ngarkesën e detyrave që do t’ju ngarkohen. Dashuria është me vlerë këtë vit. Sepse ju mund të kurorëzoni gjatë tij ëndrrën tuaj, duke gjetur personin e duhur për ju, apo edhe për të zgjidhur problemet e vjetra. Paratë? Aspak problem për ju këtë vit, do të vijnë pa ju munduar shumë.

SHIGJETARI

Qëndroni me këmbët në tokë

Viti i Ri! Një vit ku duhet t’i mbani patjetër këmbët në tokë. Ndoshta për ju, do të fillojë një vit 2013 i shqetësuar dhe i lodhur. Por këmbëngulje dhe vetëm këmbëngulje, do të jetë shumë e dobishme që të jeni në gjendje për të vënë në vend gjërat në jetën tuaj, si në aspektin e punës, ashtu edhe në atë emocional. E paskëtaj, mund të gjeni drejtimin e dëshiruar. Mundësitë që do ju ofrohen, do të jenë edhe pozitive. Megjithatë, ajo është në dorën tuaj për t’i vënë në përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme. Rreziku që ju afrohet këtë vit është që të jeni sipërfaqësor, duke humbur kështu trenin e lumturisë dhe kënaqësive sociale. Prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm në gjysmën e dytë të vitit.

BRICJAPI

Gati për çdo gjë!

Në vitin 2013, ju do të keni mbrojtje të fortë nga Saturni, Plutoni dhe Neptuni. Kjo do të thotë se ju do të jeni të fortë, karizmatikë, të gjallë, të vendosur, racionalë dhe intuitivë, por edhe frymëzues. Aftësi të dobishme për të udhëhequr punën tuaj si edhe për të përmbushur dashurinë e ëndrrave tuaja, të fshehur në sirtar për një kohë të gjatë.

Kujdes, pasi ky do të jetë edhe një vit i gjërave të paparashikuara dhe ngjarjeve të papritura. Prandaj, duhet të jeni gati. Urani dhe Jupiteri, deri në qershor, do të testojnë vullnetin tuaj, duke mbjellë konflikt në familje në veçanti. Por dashuria është fuqia që mund të ndryshojë shumë tek ju: një forcë e fuqishme, dhe e madhe!

UJORI

Një përmbushje profesionale

Jupiteri ndriçon fillimin e vitit 2013, duke shoqëruar hapat tuaj drejt përmbushjes profesionale. Por edhe Saturni ju ka me sy të mirë. Si planeti që mund të veprojë veçanërisht në këtë sektor, ai do shmangë vështirësitë në aspektin e punës dhe duke rritjen e ankthit për të ardhmen. Ndërkaq, në anën tuaj, do të keni edhe Uranin, i cili do të jetë në gjendje për të kthyer faqen e ngjarjeve dhe për të gjetur zgjidhje të reja mbi problemet dhe ngjarjet e paparashikuara në jetën tuaj. Dashuria nuk është në plan të parë, kujdes, çiftet do të përjetojnë një ritëm të emocioneve kontradiktore.

PESHQIT

Parashikon rrahje të forta zemre...

Shenjat të vogla të rimëkëmbjes shoqërojnë fillimin e vitit 2013 për gjithë ju të lindurit e shenjës së Peshqve. Në qoftë se ju keni përjetuar më parë vështirësi, tani do gjendeni të gatshëm për t’i zgjidhur ato deri në gjysmën e dytë të këtij viti. I cili paraqitet i favorshëm, sidomos për punën, dashurinë dhe familjen. Situata juaj do të përmirësohet gradualisht gjatë gjashtë muajve të parë, por kujdes, pasi ajo ju del jashtë kontrollit, në gjysmën e dytë të vitit. Ju mund të gjeni një punë të re, për të rritur kushtet tuaja ekonomike. 2013-ta është gjithashtu edhe viti qëparashikon rrahje të forta zemre për ju. Do të bini në dashuri dhe do të humbisni qetësinë e deritanishme.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews