NJU DELHI - Ka ndërruar jetë një studente 23- vjeçare nga India, e cila ditë më parë qe dhunuar seksualisht nga disa meshkuj. Siç bëjnë të ditur IBN dhe Albinfo, pas 12 ditësh në spital, studentja (të cilës nuk i bëhet i ditur emri) nuk ka mundur t`u bëjë ballë lëndimeve të rënda të trurit dhe infeksionit të mushkërive, që pësoi prej dhunuesve, njoftojnë mjekët nga klinika Mount Elizabeth Hospital në Singapor, ku ajo po trajtohej. Para se të çohej në Singapor, ajo ishte operuar tri herë në Nju Delhi.
Së paku gjashtë meshkuj sulmuan para dymbëdhjetë ditësh studenten e mjekësisë, teksa ajo gjendej duke udhëtuar me autobus në kryeqytetin Nju Delhi, duke e goditur me shufra hekuri dhe duke e nxjerrë nga autobusi ku ajo ndodhej. Një valë protestash vërshoi në Indi pas këtij krimi të rëndë, në të cilat kërkohet dënimi maksimal për dhunuesit.
Pas vdekjes së studentes ka reaguar edhe kryeministri i Indisë, Manmohan Singh.
Ai ka thënë se kjo vdekje do të ketë pasojat e veta. “Emocionet e shkaktuara nga ky rast brutal duhet të shfrytëzohen për një kthesë të shoqërisë”, ka thënë ai. Për të çuar në vend nderin për viktimën duhen ndërmarrë hapa konkretë. Qeveria po e shqyrton mundësinë e rritjes së dënimit për përdhunuesit seksualë.
/Shekulli Online/M.A./