Sunday, December 30, 2012

Lindja e Shakiras ishte shaka: “Femija vjen ne jete ne shkurt!”


Gjithçka erdhi me rastin e një farë "1 prilli" që festohej sot në Spanjë



"Lindi fëmija ynë! Jemi të lumtur. Faleminderit të gjithëve për mesazhet". Me këtë postim në Twitter, mbrojtësi i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle Gerard Pique mashtroi ndjekësit e tij dhe mediat, duke lajmëruar kështu finalizimin e lumtur të shtatzënisë së të dashurës së tij, Shakira.
 
Por në të vërtetë ka qenë e gjitha një shaka, pasi në Spanjë, 28 dhjetori është një lloj "1 prilli" (Dia de Inocentes), ku lëshohen lajme false me humor. Kështu Pique mendoi të gënjente në këtë mënyrë dhe të shumtë ishin ata, që ranë në kurth. Kjo zgjati derisa në një tjetër postim në Twitter, futbollisti zbuloi: "E zgjodhëm edhe emrin: quhet Inocencio! Feliz Dia de Los Inocente a Todos!".
 
Disa media latino-amerikanë kërkuan edhe konfirmime në lidhje me lajmin e lindjes së fëmijës, duke pyetur edhe zëdhënësin e Shakiras. "Fëmija do të lindë në shkurt - ka siguruar Rodrig Beltran -. Shakira po fle. Eshtë e qetë, pasi bebja do të vijë në jetë në fillim ose në mes të shkurtit", ka saktësuar bashkëpunëtori i këngëtares kolumbiane. Prandaj nuk mbetet veçse të pritet dita kur fëmija do të vijë vërtet në jetë. (SKY)

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews