Sunday, December 30, 2012

Kur yjet ofendojnë



Në kohën e sotme të rrjeteve sociale dhe rrjedhjes së shpejtë të informacioneve, është lehtë të ndash mendimet personale.
Mirëpo, në disa prej deklaratave të të famshmëve, dikush mbetet i ofenduar. Kështu ishte edhe me Kim Kardasshian e cila në Twitter ka komentuar trazirat të cilat kohë më parë kanë ndodhur në Palestinë.

‘Lutem për të gjithë izraelitët’, kishte shkruar ajo duke nxitur kritika të ashpra dhe ishte konsideruar anti-palestineze. ‘Pa marrë parasysh bindjeve fetare dhe politike, mijëra njerëz të pafajshëm e pësojnë në ato përleshje dhe unë lutem për ata’, kishte shkruar Kim më pas. 

Kur bëhet fjalë për Lindsay Lohan, natyrisht se priten telashet. Arrestime, aksidente trafiku, vjedhje... të gjitha këto i kaluar, mirëpo, ajo kishte nxitur një mal komentesh rreth super-stuhisë Sandy, e cila kohë më parë kishte goditur SHBA-të. 

‘Pse të gjithë janë në panik për shkak të super-stuhisë Sandy, unë e quaj Sally. Mos mendoni më negativisht! Mendoni pozitivisht dhe lutuni për paqe’, kishte shkruar ajo.

Gwyneth Paltrow ka nxitur kritika të afrikano-amerikanëve pasi kishte postuar fotografi nga koncerti i reperëve Jay Z dhe Kanye West me komentin ‘zezakët në Paris’ (Niggas In Paris). 

Edhe pse ky ishte titulli i këngës të cilën ata e kanë kënduar, disa janë ndjerë të ofenduar me atë se pikërisht ajo e ka postuar foton dhe ka bërë një koment të tillë. Edhe Robert Kardashian është gjetur në listën e deklaratave të cilat i kanë komentuar të gjithë. Ai kohë më parë është ndarë nga këngëtarja kosovare Rita Ora dhe ishte i zemëruar pse ajo e kishte braktisur.

Komentet e tij të shëmtuara i ka ndarë me të gjithë në Twitter, duke akuzuar Ritën se e ka tradhtuar me së paku 20 meshkuj të tjerë. Edhe bukuroshja e bujshme Coco kishte nxitur komente pas postimit të saj në lidhje me stuhinë Sandy. 

‘Jam në ballkon e veshur me një bluzë të hapur rozë. Gjinjtë e mi po lagen, është e frikshme. Është errësirë e plotë. Më duket sikur jam në mesin e të vdekurve, duke pritur që të ngrihen Zombit’, kishte shkruar ajo
.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews