Monday, December 31, 2012

Mick Jagger, “The Beatles” dhe Beckham mund të futen në kartëmonedha


Drejtuesit e "Bank of England" kanë publikuar një listë prej 150 britanikëve të shquar, të cilët konkurrojnë, që imazhi i tyre të paraqitet në serinë e ardhshme të kartëmonedhave. Njëri nga kandidatët do të zëvendësojë Charles Darëinin, shkencëtarin e famshëm, imazhi i të cilit gjendet aktualisht në kartëmonedhat prej dhjetë funtesh. Ndër të nominuarit janë Mick Jagger, bendi legjendar “Rolling Stones”, të gjithë anëtarët e bendit nga Livepooli, "The Beatles", si dhe Robbie Williams.
Nga sportistët në këtë listë ndodhen David Beckham, lojtari i kriketit, Michael Vaughan si dhe ragbisti, Johnny Wilkinson. Si "favoritë" më të mëdhenj, megjithatë, konsiderohen të jenë William Shakespeare, Winston Churchill, Lady Diana dhe Alan Turing, njeriu i parë që arriti të deshifrojë kodin, me anë të të cilit komunikonin ushtarët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë listë ndodhen edhe emra të tjerë të mirënjohur, në veçanti për britanikët, si John Cleese, Stephen Hawking, Alexander Fleming, Terry Vaughan dhe shumë të tjerë, ndërsa kush do të jetë në serinë e re të kartëmonedhave “F” për vitin e ardhshëm, do ta mësojmë vetëm pas disa javësh.
/Shekulli Online/M.A./

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews