Shqiptarët e njohin me emrin Gaviota për shkak të një telenovele që e bëri shumë të famshme në Shqipëri. Ajo quhet Angelica Rivera dhe është ndoshta Zonja e Parë më seksi në botë. Para pak ditësh i shoqi i saj, Enrique Pena Nieto u zgjodh presidenti i Meksikës. Dhe tani Gaviota do jetë Zonjë e Parë. Një histori tamam telenovelash për aktoren që ngjiti shkallët nga një aktore e thjeshtë telenovelash në fronin e Zonjës së Parë. Në një vend ku telenovelat kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, ajo do jetë një yll, edhe pse mediat thonë se ajo nuk do e ketë aq shumë mendjen tek reforma në arsim siç e kishte paraardhësja e saj, gruaja e presidentit në largim, Felipe Calderon.
Ka kënduar me Ricky Martin dhe ka luajtur në disa telenovela. Televisa, rrjeti më i madh mediatik në Amerikën Latine e ka bërë yll atë, por jo vetëm. Edhe i shoqi ia dedikon fitoren e tij mbështetjes së këtij grupi mediatik.