Friday, December 28, 2012

Skandal, ja kush është babai i djalit të Britney Spears


Christopher Federline, vëllai i ish-burrit të Britney Spears, Kevin Federline, thotë se ka pasur marrëdhënie me këngëtaren, derisa ajo ishte në lidhje me vëllanë e tij.
Ai ka dorëzuar disa dokumente në gjykatë, në të cilat pohon se ai është babai i djalit 7-vjeçar të Britneyt, Sean Preston.
Burime të afërta me Christopher kanë thënë se këtë muaj ai i ka deklaruar gjykatës se këngëtarja e ka vjedhur, e ka keqtrajtuar dhe kërcënuar.
“Ka filluar të më kërcënojë se nëse e lajmëroj policinë për vjedhjen e kartës së kredit, atëherë ajo do t’u tregojë të gjithëve se unë jam babai i vërtetë i Sean Preston dhe jo vëllai im Kevin. Pranoj se kam fjetur me Britney Spearsin dhe se jam babai i vërtetë, mirëpo opinioni nuk është dashur ta dijë këtë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, këngëtarja nuk ka dhënë asnjë koment rreth këtyre njoftimeve.
/Shekulli Online/ E.L/

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews