Saturday, December 29, 2012

Spoti shokues, ja ç’ndodh ne trupin tuaj kur pini duhan (video)

Spoti tregon mbi sipërfaqen e një cigareje imazhin e një kanceri që rritet pas çdo tymosjeje

Burimi:

Telegrafi

"Dorë e fortë" kundër duhanit në Angli. Për të bindur duhanxhinjtë që ta lënë cigaren, për herë të parë në tetë vjet, qeveria ka publikuar një spot "shokues" që tregon mbi sipërfaqen e një cigareje imazhin e një kanceri që rritet pas çdo tymosjeje.
Synimi është vendosja e duhanpirësit përballë asaj që ndodh në brendësinë e trupit të tij, teksa konsumon cigaren. "Çdo cigare e pirë është si një "ruletë ruse" - shpjegon Dame Sally Davies, shef mjekësor i Departamentit të Shëndetit britanik -. Një ndër dy duhanpirës vdesin nga cigarja e në të shumtën e rasteve u vjen prej kancerit - saktëson ai -, mirëpo duhanpirësi ka tendencë të mos mendojë që dëmet mund ta prekin direkt dhe s'e di çfarë ndodh brenda trupit të tij gjatë tymosjes. Ky spot e tregon qartë!".(Telegraph)
 
 

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews