Wednesday, December 26, 2012

REZARTA SHKURTA :Fiton Edhe Në Apel

Gjykata e Apelit i ka dhënë fund çështjes ndaj këngëtares Rezarta Shkurta, e cila është paditur nga këngëtarja dhe aktorja, Rozana Radi. 
Gjyqtari i rastit ka vendosur ta pushojë gjykimin ndaj këngëtares Shkurta, mbi të cilën rëndon akuza për shkaktim të plagosjes së lehtë ? njofton Bluetooth. 

Sipas gjykatës, kjo akuzë është vepër e amnistueshme dhe për këtë arsye, çështja pushohet nga gjykata. Kjo do të thotë se Rezarta është e lirë tashmë nga çdo akuzë. 

Vetëm pak kohë më parë, Rozi ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës padinë ndaj Shkurtës, pasi dy këngëtaret u konfliktuan edhe fizikisht. Por, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e nxori të pafajshme Rezartën dhe pas kësaj Rozana e ankimoi vendimin pranë Gjykatës së Apelit, e cila e pushoi çështjen.  (Telegrafi


Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews