Wednesday, December 26, 2012

ÇILJETA :Do Martohem Kur Fëmija Të Mbushë Një Vjeç

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila është në pritje të fëmijës së parë, iu është përgjigjur me kënaqësi pyetjeve të fëmijëve në emisionin “1001 pse”, ku ka folur për shtatzëninë dhe për planet e dasmës. 
Siç transmeton BalkanWeb, ajo ka treguar se bashkë me babanë e foshnjës që pritet të vijë në jetë, kanë vendosur të martohen kur fëmija të mbushë një vjet. 

Bukuroshja pritet të lindë djalë në muajin e ardhshëm, ndërsa pas tërheqjes nga muzika ajo është tërhequr edhe nga biznesi i veshjeve për shkak të shtatzënisë.  (Telegrafi)


Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews