Tuesday, December 25, 2012

Berisha Publikon Për Herë Të Parë Imazhe Nga E Gjithë Familja (Foto)


berisha-me-familjenberisha-me-familjen2Kryeministri Sali Berisha publikoi mbrëmjen e së hënës, imazhe ku gjendet me të gjithë familjen e tij dhe të afërm të tjerë, duke shprehur urimet për Krishtlindjet 2012.

Në fotot dallohen kryeministri Berisha me bashkëshorten e tij Lirie, vajzën Argita Malltezi dhe bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi dhe fëmijët e tyre, djali Shkëlzen Berisha me bashkëshorten e fëmijët, etj.
“Besimtarëve të krishterë shqiptarë, por edhe të gjithë besimtarëve të Zotit, familjarisht ju urojmë nga zemra gëzuar festën e bukur të Krishtlindjes, këtë ditë që simbolizon mrekullinë e madhe të lindjes, të shpresës së pashuar, të besimit por dhe ditën e lindjes së Jezu Krishtit, burrit që aq shume ndikoi me fuqinë e tij hyjnore e njerëzore në moralin e qytetërimit të sotëm”, ? shprehet z.Berisha duke folur kështu edhe në emër të familjes./lajmekspres.com/

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews