Shoqërimi me verëra është në varësi të menusë së përzgjedhur. Ndarja kryesore është verëra të bardha të strukturuara me peshk dhe verërat e kuqe me mish. Në varësi të llojit të mishit, sipas ekspertëve, verërat përgjithësisht kalojnë nga tenor alkolik mesatar deri në të lartë dhe të vjetëruara.
Dashamir Elezi, president i Organizatës shqiptare të somelierisë, shpjegon: “Mishi i pulës, viçit, qengjit etj. kanë veçantitë e tyre dhe vera duhet t’i përshtatet mishit që kemi në tavolinë. Mishi i viçit kërkon një verë më të lehtë se ai i lopës. Kur kemi mish shpendësh, unë këshilloj gjithmonë verëra të lehta dhe elegante. Për gjelin e detit, idealja do të ishte vera e kuqe.”
Cdo teprim është i dëmshëm, ndaj duhet patur kujdes në abuzimin me ushqimin dhe me pijet: “Duhet të kemi parasysh linjat dhe të mos ekzagjerojmë me kaloritë. Tavolina të fton, por nuk duhet tepruar.”
Fantazia e amvisave e bashkuar me këshillat e ekspertëve, vera e duhur, njerëzit e dashur pranë dhe sigurimi i orëve të këndshme në festat e funvitit është i garantuar!


7:01 AM