Dawn Hochsprung 47 vjeç, është drejtoresha e shkollës fillore “Sandy Hook” në Newtown, e cila vdiq në tentativën e saj të dëshpëruar për të ndaluar masakrën që shkaktoi 20 vjeçari Adam Lanza. Para ngjarjes së rëndë, gruaja kishte shkruar disa rreshta për të bijën Erika e cila sapo ishte larguar nga shtëpia. Letra është publikuar në media dhe në të thuhet; “Sot u ndalova dhe mendova se sa vajzë të mrekullueshme kam dhe mendova se duhet të ta thoja. Erika do jesh gjithmonë vogëlushja ime, ke marrë një pjesë të zemrës dhe shpirtit tim. Unë nuk do isha e plotësuar nëse nuk do kishe lindur ti. Kujto diçka në momente të vështira: Nuk do jesh kurrë vetëm… Nëna jote”. Në një letër tjetër Dawn shkruan se, “Ji e sigurt. Ji e mirë. Ji e lumtur. Askush nuk e meriton më shumë se ty”. Kjo letër nuk u mor asnjëherë nga Erika, pasi u gjet mes shkresave të drejtoreshës së vrarë. Vajza e 47 vjeçares deklaroi për mediat se ajo i donte shumë fëmijët dhe se bënte gjithçka për ta.


7:01 PM



